Një mëngjes fundjave duke luajtur Tenis
I pari klub i tenisit në Shqipëri, Tenis Tirana u themelua në vitin 1995.
Fëmijë, të rritur, profesionist apo persona me aftësi ndryshe, të gjithë e gjejnë vendin e tyre këtu. Me 5 fusha të mëdha, trajnerë të përkushtuar dhe aktivitete të vazhdueshme, Tenis Tirana ka shkruar historinë në fushën e sportit në vend!

- Një pasdite duke luajtur Padel
Albania Padel Group është qendra e parë e Padel-it në gjithë Ballkanin. Me një energji të paparë, fusha moderne, trajnerë profesionistë dhe staf miqësor, ky vend është për të gjithë ata që duan të provojnë diçka të re, të sfidojnë veten apo të kalojnë një pasdite ndryshe me miqtë.

- Një ditë energjike me Pilates
Në zemër të Tiranës, një hapësirë komode dhe e qetë të fton të rigjesh balancën përmes Pilates. Instruktore të dedikuara, përkujdesje individuale dhe klasa që të ndihmojnë të rigjesh veten, frymëmarrjen dhe lëvizjen e ndërgjegjshme. Një rutinë që ushqen shpirtin po aq sa edhe trupin.

- Një mbrëmje magjike në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit
Nëse dëshironi që dita juaj të përfundojë me magji, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është vendi ku emocionet flasin më shumë se fjalët. Shfaqjet nisin në orën 19:00 gjatë dimrit dhe 20:00 në verë. Një këshillë nga ne: shkoni pak më herët, pasi dyert mbyllen përpara fillimit. Para se të uleni, mund të blini edhe librin e shfaqjes apo produkte suvenir.

Mësoni elegancë dhe finesë me Tango
Nëse po kërkon një mënyrë të bukur dhe sensuale për t’u lidhur me trupin tënd, me ritmin dhe me të tjerët, Tango është përgjigja!Tango Tirana Albania është i vetmi vend në qytet ku mund të mësosh tangon e vërtetë argjentinase, të sjellë me pasion nga mësues që kanë udhëtuar deri në Buenos Aires, vendin ku tango jo vetëm mësohet… por jetohet. Aty do të mësoni më shumë se thjesht hapa: do të mësoni artin e partneritetit. Njëri mëson të udhëheqë me delikatesë, tjetri të pranojë dhe të ndjekë me besim.

Një mbrëmje krijuese tek Tirana Pottery Studio
Në këtë studio të ngrohtë e artistike, balta bëhet terapi dhe krijimtaria merr formë.
Qoftë për një klasë të parë, një eksperiencë çifti, apo thjesht për t’u lidhur me anën tënde krijuese, ia vlen si një eksperiencë ndryshe nga çdo gjë që keni provuar.
Një përvojë sensoriale dhe shpirtërore, që të lidh me natyrën, materien dhe me vetveten.

Një cooking class me Food Lovers
Nëse po kërkon një vend ku të shijosh, të krijosh dhe të lidhesh me të tjerët përmes ushqimit…
Atëherë Food Lovers eshte komuniteti i duhur për ty! Klasa gatimi për të rritur e fëmijë, pasta të bëra me dorë, sushi class dhe mbrëmje speciale plot verë e dhurata.
Nuk bëhet fjalë vetëm për receta gatimi, por për kujtime që mbahen mend.
