Search
Close this search box.

Origjina e Sallatës Ruse

Si është historia e një prej pjatave më të veçanta të tryezës së festave?

Teksa të gjithë kemi nisur përgatitjet e darkës së Vitit të Ri në familjet tona, që nga përsheshi tradicional me gjel, e deri te shampanjat e trokitjes së gotave në 00.00, pjata që jemi të sigurt që nuk do të mungojë në tavolinën e të gjithëve, është pikërisht Sallata Ruse.
Por se si është në të vërtetë origjina e kësaj pjate, ne ju kemi treguar 4 teoritë që qëndrojnë pas historisë së saj.

TEORIA 1
Krijuar nga kuzhinieri belg Lucien Olivier në Moskë, në vitet 1860, për të mahnitur mysafirët e shoqërisë Cariste, sallata përfshinte përbërës luksozë si gjoks perëndicash (një lloj zogu) karkaleca dhe tartuf, të mbuluara me xhelatinë dhe majonezë. Pas vdekjes së Olivier dhe Revolucionit Rus të vitit 1917, përbërësit e shtrenjtë u zëvendësuan me patate, karota, bizele dhe pulë, duke krijuar sallatën e ngjashme me të sotmen që u bë një pjatë simbol e kuzhinës sovjetike, e shërbyer gjatë festës së Vitit të Ri.

TEORIA 2
Në Piemonte, që në shekullin XIX, përgatitej një sallatë e kuqe me panxhar dhe krem, e shërbyer për vizitën e Carit Nikola II në vitin 1909. Sipas kësaj versioni, Car Nikolla e solli recetën në Rusi, ku ajo evoluoi me majonezë dhe zëvendësimin e panxharit me patate.

TEORIA 3
Një teori tjetër e lidh sallatën me Katerinën e Medici, e cila solli në Francë disa receta italiane dhe përhapi një pjatë me perime dhe krem, që më vonë u shndërrua në sallatën me majonezë.

TEORIA 4
Po ashtu, ka një legends që e lidh me Bona Sforzën, ku kuzhinierët e oborrit të saj krijuan një sallatë perimesh të pasuruar me majonezë.
Bona Sforza ishte Mbretëreshë e Polonisë, dhe Dukeshë e Lituanisë si gruaja e dytë e Sigismundit, gjithashtu Dukeshë e Barit dhe Rossanos sipas së drejtës së saj.