Më thuaj çfarë shenje horoskopi je, të të them si i ëndërron të Hënat e tua!

Dashi – Syze dielli me formë të guximshme
Energjike dhe pa frikë të dallohesh, këto syze janë për ty që je gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Demi – Çantë plazhi prej kashte
Praktike, elegante dhe e qëndrueshme, si vetë ti, që e çmon komoditetin me stil.

Binjakët – Shall i lehtë me ngjyra të ndezura
Perfekt për të ndryshuar look-un në sekonda, njësoj si ti që s’të kap rutina.

Gaforrja – Kapelë e madhe verore
E butë dhe mbrojtëse, kjo kapelë je ti që di të kujdesesh për veten dhe të tjerët.

Luani – Aksesorë flori me detaje dielli
Shkëlqimi yt është natyral, por pak glam ekstra nuk bën kurrë dëm.

Virgjëresha – Orë elegante dhe minimaliste
Gjithmonë e organizuar dhe me stil të pastër, kjo orë flet shumë pa zhurmë.

Peshorja – Vathë statement në formë guacke
Estete dhe dashuruese e bukurisë, këto vathë janë tamam për balancën tënde të brendshme.

Akrepi – Byzylyk me gurë të zinj ose të errët
Misterioze dhe me thellësi, ky aksesor reflekton intensitetin tënd.

Shigjetari – Rrip lëkure boho për rrobat e plazhit
Liria është emri yt i mesëm, ky aksesor të ndjek në çdo aventurë.

Bricjapi – Sandale klasike me cilësi të lartë
Efiçente, e thjeshtë dhe e sofistikuar, ashtu si zgjedhjet që bën ti.

Ujori – Vathë asimetrikë ose me formë abstrakte
Unikë dhe të paparashikueshëm, si ti, këta vathë janë një shpërthim kreativiteti dhe origjinaliteti.

Peshqit – Çantë me motive deti
E ëmbël dhe ëndërrimtare, ti e sjell detin me vete kudo që shkon.

stylisphere
most read


Frutat e stinës më të pasura në vitamina, fibra dhe antioksidantë


