Full Guide (Winter Edition)
Viti i Ri, në vitet 2000, ishte ajo festa ku mblidheshim të gjithë me kushërinj, motra, vëllezër… ku lumturia ishte aroma e gatimit të gjelit; bakllavaja që përgatitej 3-4 ditë para, por nuk duhej prekur deri në 31; programet televizive që mezi i prisnim…sot pothuajse 2 dekada më vonë, festimi i Vitit të Ri, ka ndryshuar. Ardhur kjo nga rritja e standartit të jetesës, jeta më e vrullshme dhe njerëzit tanimë festa quajnë ditët e pushimit, për t’u larguar e relaksuar me grupe të vogla shoqërore, apo vetëm me familjen e tyre.
Ne zgjodhëm këtë vit të festonim jashtë Shqipërisë, pikërisht në Jugun e Francës.
– Fluturimin e rezervuam Tiranë-Nice-Tiranë me Wizz Air. Çmimi i biletës ndryshon në varësi se sa ditë përpara e pret, kjo dihet, ndaj nuk përcaktojmë dot çmim këtu.
– Ne qëndruam 2 ditë në Cannes (Hotel Le Suquet), i thjeshtë, por nëse nuk doni të shpenzoni është shumë ok, pasi ndodhet në qendër me një super pozicion. Dhe 1 natë në Nice ku qëndruam në Radisson Blu Hotel, dhe për çmimin që kishte dhoma (250€/nata, me pamje nga deti), e sugjerojmë.
Restorantet/baret që frekuentuam ishin:
– La Môme Cannes, veçojmë atmosferën & ushqimin(sidomos ëmbëlsirat).
– Copal Beach, për një perëndim fantastik e për një drekë të thjeshtë buzë detit.
– Annex Beach design-in e veçantë që kishte. I ideuar nga arkitekti i famshëm francez Jacques Garcia.
– La Colombe d’Or , për historinë që mbart.
– The Maybourne Riviera, për një aperitiv me pamjen më fantastike të Rivierës Franceze.
Për ta mbyllur natën e ndërrimit të viteve me një spektakël fantastik fishekzjarresh në shëtitoren e Cannes.
Eksperiencë që padyshim ia vlejti, për atmosferën e veçantë të kabareve që e gjen vetëm në restorantet/baret e jugut të Francës, çmimet mëse të arsyeshme duke konsideruar vendin e standartin, dhe për vetë faktin që fundja, kush nuk i do udhëtimet, mjaft që shkëputesh për disa ditë…
Duke ju uruar një 2025 të mbushur plot me udhëtime, ju urojmë një fundjavë të bukur, deri në guidën e rradhës 🙂
Shumë dashuri,
Stylisphere