Verërat e kantinës prestigjioze “Marchesi Antinori” Po “take over” restorantet premium të Tiranës!

Për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të veçantë, Eurolab Internacional Grup ftoi në Tiranë sommelierin Paolo Giorgi, i cili udhëhoqi dy degustime ekskluzive të verërave “Marchesi Antinori”.

Të ftuarit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me historinë, filozofinë dhe etiketat më të njohura të Marchesi Antinori, si dhe të përjetonin kombinime të kuruara mes verës dhe gastronomisë së nivelit të lartë.

Degustimet sollën një eksperiencë autentike italiane, duke vënë në pah cilësinë, elegancën dhe trashëgiminë shekullore që karakterizon këtë kantinë të njohur ndërkombëtarisht.

Degustimi në El Gaucho solli një përzgjedhje verërash të kuruara me karakter të larmishëm, nga freskia elegante deri te verërat me strukturë më komplekse.

Franciacorta Cuvée Royale shfaq elegancë të rafinuar me bulëza të imta dhe freski, ndërsa San Giovanni Della Sala sjell një profil mineral, elegant dhe të balancuar.

Degustimi vijoi me verërat e kuqe, ku Badia a Passignano sjell një Chianti Classico të fuqishëm dhe kompleks me karakter të thellë toskan, ndërsa Pian delle Vigne ofron një Brunello elegant dhe të strukturuar me potencial të lartë vjetërimi dhe stil klasik të Montalcinos.

Mbrëmja tek Asador ishte një udhëtim përmes verërave italiane, me përzgjedhje nga Lombardia, Umbria, Toscana dhe Puglia, ku çdo gotë pasqyroi një stil të ndryshëm, nga freskia e veriut, tek karakteri tokësor, eleganca toskane dhe ngrohtësia e jugut.

Calafuria Rosato Salento hapi përvojën me karakterin e saj të freskët dhe aromatik, ndërsa Torcicoda Primitivo Salento solli një kontrast të bukur me strukturën e plotë dhe notat e ngrohta.

Degustimi vijoji me Il Bruciato Bolgheri, një verë e kuqe e balancuar me shije të pasur frutash, për t’u përmbyllur me Guado al Tasso Cont’Ugo Bolgheri, një verë e rafinuar dhe komplekse që la një përshtypje të qetë dhe luksoze në fund të mbrëmjes.