Search
Close this search box.

Një Fillim Viti në Firence

Një eksperiencë mes Tradicionales e Yjeve Michelin në Firencen e vogël plot kulturë!

Ka disa vende, që edhe kur bëhet fjalë për disa ditë pushimesh fillim viti, kur je pas gjelit e përsheshit, pasi ke shpenzuar ca para të mira, prapë nuk i thua jo… dhe kjo është pikërisht Italia, e sidomos Firence. Ai Firence i vogël, tradicional, i zhurmshëm ndonjëherë, aty aty i shtrenjtë aty aty i lirë…
Kjo është një guidë për ata që si ne këtë fundjavë, bëjnë ndonjëherë ca sakrifica të vogla që të llastohen me raste nga pak.

Qëndruam në Helvetia Bristol Firenze, një ndër hotelet më të mira. Një hotel me një shërbim e mirësjellje për t’u vlerësuar

Restorantet që frekuentuam ishin:
Enoteca Pinchiorri , restoranti më i veçantë (dhe më i shtrenjtë) që ne kemi qënë. Një ëndërr e jona prej disa vitesh. Veçojmë realisht çdo gjë, a lejohet ta themi? Eleganca, stafi, shërbimi, një menu verërash që na la pa fjalë, specialitetet…

I vetmi restorant me yll michelin, ku verëra të një standarti shumë të lartë mund t’i degustoje me gotë!

Il Gusto di Xinge, restoranti aziatik më fantastik!!! Duhet patjetër të shkoni. Pjata shumë të shijshme dhe servirje shumë e veçantë. Ndryshe nga çdo restorant tjetër në Firence.

Paoli 1827, më i vjetri në Firence. Mos e lini pa shkuar, nëse doni të konsumoni diçka tradicionale, të shijshme me çmime normale dhe më e rëndësishmja, në një lokacion fantastik.

Stregis Florence, restoranti quhej Winter Garden. Do veçonim pjatat, të servirura në një mënyrë shumë të veçantë si dhe ambientin shumë elegant, e familjar.

Il Palagio Firenze , restorant me 1 yll Michelin, ndodhet në ambientet e Four Seasons. Karakterizohej nga ambient shumë elegant, stafi shumë mikpritës, gjë që do e veçonim me doemos.

Restoranti i fundit që provuam ishte Ristorante Olivo. Mund ta kërkoni në web pasi nuk ka Instagram. Ndodhet në Lucca. Pjata fantastike dhe një menu verërash të larmishme, ndryshe nga çfarë pret nga një restorant në një vend të vogël si Lucca.

Dhe padyshim, që do e mbyllnim udhëtimin me shopping te outleti i famshëm The Mall , ku meqë ra fjali, ka ulje deri në fund të Janarit!!!
Deri në guidat e ardhshme, ju urojmë sa më shumë shopping, llastime për veten dhe si gjithmonë… shumë udhëtime që ju mbushin zemrën