Për Një Udhëtim Last Minute!

- Paris, Francë
Patjetër që Parisi kryeson këtë listë!
Nga shëtitjet buzë lumit të Senës, vizitat në Eiffel Tower deri tek kafenetë e vogla me dritare të hapura, çdo hap në Paris është një kujtim i paharrueshëm. Për një eksperiencë akoma më të veçantë, planifikoni një darkë të veçantë në restorantin Le Jules Verne, i vendosur në majën e Eiffel-it.

- Venecia, Itali
Venecia është një tjetër qytet që ka fituar zemrat e shumë njerëzve.
Kanalet e saj, Gondolat dhe Piazza San Marco janë vendet perfekte për t’u relaksuar me partnerin tuaj. Pasi të keni eksploruar qytetin, shijoni një darkë në një nga restorantet e vogla e të ngrohta që Venecia ka, me ushqime tradicionale veneciane dhe pamje të mrekullueshme.

- Pragë, Çeki
Praga, një qytet që ofron një kombinim të shkëlqyer të historisë dhe elegancës. Vizitoni Kështjellën e Pragës dhe Charles Bridge, ku mund të bëni një shëtitje romantike në mbrëmje. Pasi të jeni relaksuar duke eksploruar bukurinë e qytetit, mund të zgjidhni të shijoni një darkë romantike në disa nga restorantet me atmosferë intime e luksoze.

- Bruges, Belgjikë
Bruges është një qytet i vogël që ngjan si një përrallë. Kanale të qeta, rrugë me kalldrëm dhe arkitekturë e jashtëzakonshme e bëjnë Bruges një vend të mrekullueshëm për të kaluar Shën Valentinin. Shfrytëzoni një ditë për të eksploruar qytetin me karrocë, dhe për të darkuar në një nga restorantet romantike pranë kanaleve.

- Vjenë, Austri
Vjena është një qytet që ofron elegancë dhe traditë. Nga kopshtet e mrekullueshme të Schönbrunn Palace deri tek shëtitjet në qendrën e ngarkuar të Vienës, ky qytet është ideal për një Shën Valentin të qetë dhe romantik. Sigurisht, opsionale mund të ishte dhe një mbrëmje e kaluar nën tingujt e një shfaqjeje në operën madhështore të Vjenës.

- Amsterdam, Hollandë
Në Amsterdam, edhe sezoni i dimrit është një periudhë e veçantë, me kanale të ngrira dhe atmosferën e ngrohtë të kafeneve të tij. Shijoni një ditë duke eksploruar galeritë e artit dhe muzeumet e qytetit, dhe përfundoni me një darkë në një nga restorantet tradicionale që do t’ju lënë pa fjalë.