Search
Close this search box.

Seriali "The Bold Type"

Miqësia mbi të gjitha

Jane, Kat dhe Sutton na tregojnë se çfarë do të thotë të jesh aty për njëra-tjetrën në çdo moment. Nga takimet në Fashion Closet deri te përqafimet pas një dite të vështirë, këto vajza e dinë që miqësia e vërtetë është më e çmuar se çdo romancë.

Fuqizimi i gruas në karrierë

Nga praktikante në stiliste mode. Nga shkrimtare në investiguese. Nga menaxhere sociale në drejtuese marketingu. ‘The Bold Type’ tregon se si të navigosh botën profesionale me guxim, stil dhe mbështetjen e shoqeve të tua.

Jeta e vërtetë në NYC

Asnjë glorifikim i tepruar, thjesht realiteti i jetës në qytetin e madh. Apartamente të vogla, probleme me qiranë, balancimi i karrierës me jetën personale dhe sigurisht, garderoba e përbashkët me shoqet! A nuk ndiheni sikur keni qenë edhe vetë pjesë e këtij skenari?

Leadership që frymëzon

Jacqueline Carlyle – Mentorja që të gjithë do të donin! Një shefe që thyen stereotipet e ‘boss lady’ dhe tregon si të jesh një udhëheqëse e fuqishme duke ruajtur humanizmin dhe empatinë.

Moda dhe Glamour

Nëse ka një arsye pse duhet ta shihni këtë serial është moda! Do të shihni veshjet unike të Jane dhe ngjarjet plot shkëlqim që i çojnë personazhet në vende mahnitëse.

5 sezone plot momente të paharrueshme që do t’ju bëjnë të qeshni, të qani dhe të përqafoni shoqet tuaja fort. Merrni snacks-at, një shishe vere dhe thërrisni shoqet, është koha për një pijama party!