Përtej trashëgimisë, në zemrën e traditës, gatimit dhe ngrohtësisë familjare!
Si një media që gjithmonë përzgjedhim e seleksionojmë më të mirën e të veçantën, kënaqësia e punës vjen shumëfish kur arrijmë t’i përjetojmë me zemër eksperiencat që ne përcjellim te ju.
Këtë herë, për të dytin vit rradhazi përveç se ishim në kuadër të punës, e vizituam vërtet edhe njëherë @traditaeberatit. Një vend që na impresionoi përsëri për ngrohtësinë e familjes Hoco, për përkushtimin e të gjithë familjes në këtë biznes, për gatimet e shijshme tradicionale, por sidomos për mikpritjen, vizionin dhe pasionin e @antonelhoco .
Një destinacion ku në një vend të vetëm i gjen të gjitha: Hotel, Restorant, Brunch dhe konceptin më të ri Beer & Wine, një ambient i dedikuar të gjithë atyre që duan ta shijojnë perëndimin pak më ndryshe me partnerin, një happy hour me shoqërinë apo një drink pas një darke.
I vlerësuar nga @gamberorosso si një nga top 10 restorantet që duhet vizituar në Shqipëri, por gjithashtu para disa ditësh i përzgjedhur e publikuar përsëri, përveç kënaqësisë që ndiejmë kur prezantojmë perla të tilla të vendit tonë, është vlerësim që kemi klientë më të cilët ndajmë të njëjtin mindset!❤️
Faleminderit nga zemra edhe njëherë Antonelit & Kejsit!
stylisphere
most read


Sa më shumë kohë të kalosh me nënën tënde, aq më gjatë ajo ka gjasa të jetojë!

Shprehjet më të bukura Që na kujtojnë pse mësuesit janë kaq të rëndësishëm!

Më thuaj çfarë shenje horoskopi je… Të të them çfarë dhurate meriton këtë 8 Mars!




