Nga shërbimi mikpritës e i kujdesshëm, te kuzhina me shije të freskët
Midis gjelbërimit të pishave dhe lagunës që pasqyron qetësinë e natyrës, zbuluam një vend që nuk është thjesht plazh, por një përvojë e tërë…
Nga shërbimi mikpritës e i kujdesshëm, te kuzhina me shije të freskët mesdhetare, @naval.beach është destinacion i përkryer për familjarë që kërkojnë rehati, pastërti dhe qetësi…e jo vetëm.
Dje u nisëm për një fundjavë në jug faktikisht, por duke qënë se mbërritëm pak vonë për plazh, menduam pse jo, të eksploronim Zvërnecin. Dhe u gjendëm te Naval, pasi pyetëm miq e shokë, pas një search nga stafi i specializuar, mbërritëm në destinacion.
Naval do ta përkufizonim ndryshe një oaz i kuruar me kujdes, ku çdo detaj është i mirëmenduar. Një kënd lojërash për fëmije, tavolinat e vendosura poshtë pishave për freskinë që na duhet në këto ditë të “vaposura”, menu e larmishme me specialitete kryesisht mesdhetare, por patjetër që edhe sushi-t nuk mungojnë, pastaj shërbimi…ajo mikpritje që nuk ka nevojë për bujë, por që të bën të ndihesh menjëherë pjesë e vendit.
Plazh i pastër, ambient i kuruar, kuzhinë e zgjedhur dhe atmosferë familjare e bëjnë Naval një përvojë që nuk flet me fjalë të mëdha, por me detaje që mbahen mend…
Zverneci është i veçantë, por Naval Beach është arsyeja pse do të ktheheni sërish…
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






