Ka vende ku shkon për pushime, dhe vende ku ndihesh si në shtëpi.
Luxury Villa Dhermi është padyshim e dyta.
E nisur nga natyra e medias që jemi, në shkëputjet tona, sigurohemi të përfshijmë gjithmonë dhe punën, se ku ka më mirë se në vende pikante e unike, të realizojmë dhe materialet e veçanta për të gjithë ju që besoni te ne.
Sepse në një ambient të bukur, edhe puna del më bukur !
Sapo hyje në vilë ajo që të binte në sy ishte qetësia, një luks më vete, oborri fantastik për darka familjare apo grupe shoqërore për BBQ, pjesa e ndenjes buzë pishine ideale për një gotë vere, apo happy hour “instagrammable” gocash, e padiskutim pjesa e brendshme e vilës plot hapësirë në 2 kate, salloni i madh me një kuzhinë me të gjithë aksesorët e nevojshëm, e në kat të dytë 2 dhoma gjumi.
Një vilë mes natyrës, por me të gjitha komoditetet për një familje, grup shoqëror apo këdo që kërkon të shkëputet nga ritmi i zakonshëm.
Dhe më e bukura? Është një vend që nuk kërkon filtra për të të bërë përshtypje , sepse çdo moment i kaluar këtu është vetvetiu fotozhenik në pamje e në kujtime!
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






