Mërkuri në Retrogradë deri në 10 Gusht?

Ja çfare do te ndodhë me secilën shenjë...

Dashi

Zona e prekur: krijimtaria, dashuria dhe femijet. Kjo periudhe mund te sjelle ngaterresa ne marredhenie romantike, sidomos nese dikush nga e kaluara rikthehet.Mund të ndihesh i pavendosur mes emocioneve dhe logjikes. Projektet krijuese mund te kerkojne nje rishikim para se te dalin ne drite. Kujdes me menyren si shpreh veten ne rjetet sociale apo ne publik.

Demi

Zona e prekur: shtëpia, familja, rrënjët emocionale. Tension në komunikimin me anëtarët e familjes. Çeshtje nga e kaluara familjare mund te dalin ne pah për t'u shëruar. Mund të linde nevoja për të ndryshuar diçka në shtépi, mobilim, dokumente prone, etj. Koha ideale per të rishikuar marrëdhënien me të shkuarën dhe per të bere paqe me të.

Binjakët

Zona e prekur: komunikimi, udhëtimet e shkurtra.Si shenje qe drejtohesh nga Merkuri, ndikon fort. Mund te ndjesh konfuzion ne biseda, mesazhe të keqkuptuara apo humbje informacioni. Kujdes me nënshkrimet, dokumentet dhe posten elektronike.Mos u ngut me vendime të shpejta. Rishiko kontratat dhe mos u nis ne udhëtim pa nje plan B.

Gaforrja

Zona e prekur: paratë, vlerat personale.Mund të ndjesh një paqëndrueshmëri te perkohshme në aspektin financiar. Shpenzime të paparashikuara ose vonesa ne pagesa. Koha e duhur per të rishikuar buxhetin dhe menyrën si i menaxhon parate. Mund te pyesesh veten "çfarë më bën të ndihem e/e vlefshëm/vlefshme?"

Luani

Zona e prekur: identiteti personal, mënyra si të shohin të tjerët.Kjo eshtë një nga shenjat më te prekura këte herë. Mund të ndihesh sikur je keqkuptuar apo nuk po e shpreh dot veten siç do. Disa mund te rishikojnë pamjen e jashtme, stilin personal ose të rikthejnë nje imazh më autentik të vetes. Kujdes me reagimet impulsive apo fjalët që mund të demtojnë marrëdhënie te rëndesishme.

Virgjëresha

Zona e prekur: ndjenja te brendshme, shëndeti emocional.Mund te perjetosh momente reflektimi te thellé, por edhe konfuzion. Rritet ndjeshmëria dhe mund të rikthehen endrra ose ndjesi të mëparshme. Mos injoro sinjalet që trupi te jep. Kjo eshtë periudha per te sheruar dhe për t'u tërhequr pak nga dinamika sociale.

Peshorja

Zona e prekur: miqesite, komuniteti, qëllimet kolektive. Mund të ndodhë një rishikim i marrëdhënieve sociale, kush qendron ne rrethin tënd dhe kush jo. Miq te vjetër mund te rikthehen per te sqaruar diçka te mbetur pezull. Kujdes me pritshmërite qe ke ndaj grupeve apo bashkëpunimeve. Nese je në një projekt ne ekip, komunikimi mund te jetë sfidues.

Akrepi

Zona e prekur: karriera, imazhi publik, autoriteti. Ngadalesime ne arritje profesionale.Mund te kete vonesa ne projektet afatgjata.Jo koha me e mire per intervista apo per te nisur dicka te madhe, por shume e mire per te rishikuar strategjitë dhe per te perfunduar gjera te nisura më pare.

Shigjetari

Zona e prekur: udhëtime, studime të larta, filozofia jetësore.Planet per udhëtime nderkombëtare mund te perballen me vonesa ose ndryshime. Gjithashtu, kjo eshte kohe për të rishikuar qellimin tënd te thellé ne jetë, besimet, rrugëtimi shpirtëror ose akademik. Mund të rivizitosh libra, ide ose njerëz qe te kane formuar.

Bricjapi

Zona e prekur: transformimi i brendshëm, çeshtjet e thella emocionale, intimiteti. Kjo periudhë mund te sjellë nje rikthim emocional që kerkon vëmendje. Ndryshimet nuk jane siperfaqesore.Shfaqen mundësi per të sheruar marrëdhënie intime ose për të çliruar veten nga frika e lidhur me afersine dhe kontrollin. Mund të rishikosh edhe çështje financiare të perbashketa (kredi, trashëgimi, investime).

Ujori

Zona e prekur: marrëdhëniet, bashkëpunimet, partneritetet. Ish-partnerë mund te shfaqen serish, ose marrëdhënie aktuale mund të futen në periudhe pasigurie. Bisedat e rëndësishme duhet të shtyhen nese mundesh, ose te bëhen me shume kujdes. Koha per te rishikuar marrëdhënien tënde me afersine dhe kompromisin.

Peshqit

Zona e prekur: rutina, puna e perditshme, shëndeti trupor. Mund te ndihesh me i lodhur se zakonisht ose te perballesh me vonesa ne pune. Kujdes me gabime teknike apo keqkomunikim me kolegët. Perdore këte periudhë per te ristrukturuar menyren si kujdesesh per veten, ushqimin, pushimin dhe zakonet ditore.