Intervista ekskluzive me Fundim Gjepalin per turizmin, gastronominë dhe vizionin e një Shqipërie të re.
Fundim Gjepali, njé nga emrat më te respektuar në gastronominë shqiptare, ka ndërtuar një urë mes Italisë dhe Shqipërisë përmes shijes dhe përküshtimit ndaj trashëgimisë kulinare.Me mbi 30 vite eksperiencë në Itali, ai themeloi Padam Boutique Hotel & Restaurant ne Tirané dhe më pas Agroturizem Gjepali, një ferme e trashëguar nga familja e tij qe sot eshtë kthyer në nje destinacion ekskluziv për ata që kerkojne autenticitet dhe qetësi larg zhurmës.Shqipëria po njeh nje boom turistik, me mbi 12 milione vizitoré né vitin e kaluar, dhe shumë më tepër priten ketë vit.Por mes gjithë ketij zhvillimi, ne intervistën për Gambero Rosso, Gjepali paralajmëron:”Turizmi masiv duhet menaxhuar me kujdes.
Shqipëria nuk eshtë thjesht një destinacion i lire për plazh apo festa. Ajo ka potencial te bëhet një nga destinacionet më terheqëse në Mesdhe, nëse zhvillimi behet me mend.”Ai flet per rinovimin e kuzhines tradicionale shiptare, agroturizmin si nje pasuri te re dhe per rilindjen e vererave shiptare, te cilat po konkurojne denjesisht falë bashkëpunimit me kantina italiane dhe franceze.Sot,turistët më kërkues po zbulojne anën tjeter te Shqipërisë: malet, lumente, mikpritjen, ushqimin e gatuar me shpirt.Dhe per kete, duhet ndalur jo vetem ne bregdet, por edhe ne zona rurale, ferma dhe kantina vere qe jane kthyer ne destinacione te mirefillta.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






