5 Vilat më të bukura në Shqipëri për të mos u humbur këtë fillim vjeshte
Të lodhur nga vera, plazhi, vapa… e vetmja gjë që mendojmë tani, janë arratisjet në një vend malor, me gjelbërim e totalisht në relaks
Nga Razma deri në Shijak (aty ku nuk ta priste mendja), këto janë 5 vilat që nuk duhet të humbisni këtë fillim vjeshte!
- Bregu Village Spa (Durrës)
Një resort wellness i vendosur në Pjezgë, jo larg Durrësit, që ofron një oaz qetësie ku natyra takohet me kujdesin për trupin dhe shpirtin.
Villa “Si Era” (Brataj)
Ka pishinë të brendshme dhe të jashtme, si dhe spa privat me sauna & hammam. Një zgjedhje perfekte për grupet që duan luks maksimal buzë detit në fund të verës.
- Northstar Villas (Bogë)
Dy vila tërësisht private, ideale për familje të mëdha ose grup shoqëruesish. Të vendosura në zonën e Bogës, një zonë e qetë, piktoreske, fantastike për relaks në fund të verës.
4. N’Gen Luxury Villas (Razëm)
Të vendosura në një zonë të qetë malore, me dizajn modern, ambiente të bollshme e komode, dhe kapacitet të madh për grupe ose familje, ofrojnë një eksperiencë relaksuese ideale për fillimin e vjeshtës.
5. North Alpine Villas (Bogë)
Të vendosura në Alpet Shqiptare, pranë Parkut Kombëtar të Thethit, vilat të ofrojnë peizazhin alpin dhe qetësinë malore në formën më të pastër.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






