Dizajn italian, koleksione nga emra të mëdhenj të arkitekturës dhe arredim deri në detajin më të vogël, sipas stilit, nevojave dhe buxhetit tuaj.
Një kuzhinë që ju ka mbetur në mendje, një divan që e imagjinoni në shtëpinë tuaj, një ndriçues që dëshironi ta keni mbi tryezë. Frymëzimet mblidhen lehtë. Sfida është t’i bashkoni në një hapësirë ku gjithçka funksionon së bashku.
Febal Casa solli në Shqipëri konceptin “one-stop shop” për arredimin e plotë të shtëpisë: një adresë ku kuzhina, ambienti i ndenjes, dhoma e gjumit, garderobat, ndriçimi dhe objektet dekorative mendohen si pjesë e të njëjtit projekt. Me konsulencë të dedikuar dhe zgjedhje të përshtatura me buxhetin tuaj, ideja e shtëpisë fillon të marrë formë.
Dizajn italian, horizont ndërkombëtar
E themeluar në vitin 1959 dhe pjesë e Colombini Group që prej vitit 2009, Febal Casa ndërthur traditën italiane me një vizion bashkëkohor të jetesës. Grupi, i themeluar në San Marino, ka mbështetur zhvillimin ndërkombëtar të markës, rrjeti i së cilës arriti 283 pika shitjeje monomarkë në shtator 2026.
Miami është një nga adresat e këtij rrugëtimi. Në Tiranë, universi i Febal Casa zbulohet në showroomin në Kompleksin Delijorgji, ku materialet, kompozimet dhe detajet mund të shihen nga afër e të përshtaten me hapësirën tuaj.
Emrat e mëdhenj të arkitekturës krijojnë për Febal Casa
Bashkëpunimet me Zaha Hadid Architects dhe Daniel Libeskind i japin koleksioneve një dimension të veçantë. Emra që kanë formësuar arkitekturën ndërkombëtare sjellin këtu krijime posaçërisht për markën.
Me ONDA, Zaha Hadid Architects përkthen valëzimet e Adriatikut në sipërfaqe qelqi me karakter skulpturor. Reflektimet ndryshojnë me dritën, duke i dhënë ishullit të kuzhinës apo mobilies një prani që tërheq vëmendjen.
Në LIBESKIND022, Daniel Libeskind eksploron gjeometritë tredimensionale dhe lojën e dritës me hijen. Këndet dhe palosjet e kthejnë mobilien në një element arkitekturor, që mund të përcaktojë karakterin e gjithë ambientit.
Këto koleksione ndërthuren me pjesën tjetër të arredimit përmes materialeve, ngjyrave dhe konfigurimeve të personalizuara.
Shtëpia juaj, prioritetet tuaja
Për dikë, zemra e shtëpisë është kuzhina. Për dikë tjetër, një divan ku mblidhet familja ose një garderobë e organizuar rreth përditshmërisë. Në Febal Casa, projektimi nis pikërisht nga këto prioritete.
Buxheti, stili dhe funksionaliteti diskutohen së bashku, ndërsa përzgjedhja e materialeve dhe finiturave ndihmon në krijimin e një zgjidhjeje të përshtatur për ju.
Projektimi 3D e bën këtë proces më të qartë: përpara se të vendosni për çdo material apo ngjyrë, mund të shihni si lidhen zgjedhjet brenda shtëpisë suaj.
Detajet që mbeten në mendje
Një shtëpi fiton personalitet edhe nga objektet që vendosen pranë mobilieve. Një vazo me formë skulpturore, një kolltuk me teksturë të veçantë apo një ndriçues që tërheq vëmendjen edhe kur është i fikur.
Këtu, 101 Copenhagen sjell një ndjeshmëri plotësuese. Marka daneze ndërthur traditën skandinave me minimalizmin japonez përmes mobilieve, ndriçimit dhe aksesorëve me forma organike e tekstura të dallueshme. Pranë dizajnit italian të Febal Casa, këto elemente krijojnë kompozime me thellësi dhe karakter.
Kjo është edhe ideja pas filozofisë Total Living: çdo hapësirë ruan funksionin e saj, ndërsa materialet, ngjyrat dhe detajet krijojnë vazhdimësi në të gjithë shtëpinë.
Në showroomin Febal Casa në Kompleksin Delijorgji, gjithçka nis me një bisedë për mënyrën si dëshironi të jetoni. Nga aty, çdo zgjedhje e afron shtëpinë me identitetin tuaj.
stylisphere
most read

Febal Casa: Kur e gjithë shtëpia flet të njëjtën gjuhë dizajni


Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika

Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
















