Që duhen provuar tani në Tiranë
Të kujdesesh për trupin dhe mendjen nuk ka qenë kurrë më e lehtë…
Në këto 5 studio pilates në Tiranë do të gjesh ambiente moderne, instruktore të kualifikuar dhe një gamë të gjerë klasash për çdo nivel.
Studio pionier në Tiranë dhe Host Studio i BASI Pilates (Body Arts and Science International). Ofron klasa të ndryshme për individualë, çifte, trio, klasa për shtatzëni, për skoliozë, semi-private dhe mat Pilates, si dhe yoga dhe trajtime funksionale.
Ofron Reformer dhe Mat Pilates, Yoga dhe Aero Stretching. Ka programe speciale për gratë shtatzëna, pas lindjes. Atmosferë miqësore dhe instruktore të kualifikuar.
Një studio moderne që thekson balancën dhe qetësinë e lëvizjes: çdo ushtrim zhvillohet nga brenda, ku “alignment over intensity, breath over noise” është motoja kryesore, duke ndihmuar trupin të rindërtohet me fokus te përqendrimi, frymëmarrja dhe lidhja trup-mendje.
Ofron një gamë të gjerë klasash: Mat Pilates, Reformer, Cadillac, Tower, Wunda Chair dhe stërvitje funksionale. Ka programe të specializuara për gratë shtatzëna. Atmosfera synon të krijojë një “oaz harmonik” ku trupi dhe mendja punojnë në sinkron.
ANIMO ofron mësimdhënie të personalizuar, pajisje moderne dhe ambiente mikpritëse, ideale për praktikues të çdo niveli.
Klasa janë të ndryshme: Mat Pilates, Reformer dhe workshop-e të specializuara, të zhvilluara nga instruktorë të certifikuar.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






