Një nga arsyet pse zyrat e Stylisphere u vendosën prej pothuajse një viti pranë rezidencës “Lake View”, ishte pikërisht prania në mes të bizneseve më në zë ndër to edhe disa nga restorantet më IN, siç është dhe @omoi.essence, i hapur së fundmi.
E ku më mirë do të na shijonte një drekë e vonë pas pune, veçse në një vend që ndodhet fiks poshtë zyrave tona, por njëkohësisht edhe gourmet në çdo detaj.
Ambienti? Tipik klas, intim dhe me dritën e duhur për çdo rast, qoftë një darkë me mikeshën më të afërt, një date night që të lë mbresa, apo një mbrëmje familjare plot qetësi.
Shërbimi ishte ekskluziv në çdo detaj: kamarierë që të lexojnë
në mendje, të kujdesshëm në shërbim dhe me njohuri të hollësishme për verën dhe pjatat.
Omoi është vendi ku mishi është pa dyshim protagonist, por edhe pastat janë një kapitull më vete sidomos ajo me ragù viçi dhe tartuf, që na impresionoi për shijen dhe cilësine.
Ajo që pa dyshim do të veçonim, është edhe ëmbëlsira Ferrero, që mos u çudisni nëse ju bëhet “benchmark-u” për çdo tjetër që do të provoni më pas!
Sugjerimi ynë i vetëm ?
Të përfshihet një menu vere, pasi shpesh, si për ata që janë pijedashës, ashtu edhe për ata që nuk janë, është e rendësishme të krijohet një ide e qartë çmimesh 🙂
Sa për çmimet e menusë, s’mund të themi gjë tjetër veçse që
çdo element ishte në përputhje 100% me shërbimin, cilësinë dhe shijen!
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






