Ja disa opsione të sugjeruara nga Stylisphere!
Albania Padel Group
Albania Padel Group është vendi ideal kur do të largohesh nga zhurma e qytetit. Fusha të mira, ambient i qetë dhe një mood sportiv që të ngre menjëherë. Nëse s’ke provuar të luash tenis ose thjesht kërkon një ndryshim nga palestra, jepja një shans.
Bo Bowling Tirana
BO Bowling Tirana është një nga mënyrat më argëtuese për të kaluar një mbrëmje. Aty mund të luash bowling, të provosh bilardo, ping‑pong, darts, të këndosh në karaoke box, të argëtohesh në arcade games apo të shijosh ushqime e pije. Nëse kërkon argëtim, qetësi dhe disa orë që të largojnë nga rutina, BO Bowling Tirana është një zgjedhje perfekte.
Poligon
Poligoni Rogat është vendi ideal për të provuar diçka ndryshe dhe për të përjetuar adrenalinë në mënyrë të sigurt. I përshtatshëm si për fillestarë, ashtu edhe për profesionistë, aty mund të provosh armë të ndryshme, duke u udhëhequr nga instruktorë të trajnuar, të cilët sigurojnë që çdo eksperiencë të jetë e kontrolluar dhe argëtuese si dhe një mënyrë e bukur për të çliruar stresin, për të sfiduar vetveten dhe për të rikthyer energji pozitive.
Color Wine
Nëse po mendon për një aktivitet që kombinon krijimtarinë me relaksimin, Colour Wine në Tiranë është zgjedhje e përkryer. E vendosur në zemër të kryeqytetit, kjo hapësirë të mirëpret me një atmosferë të ngrohtë dhe artistike, ku ke mundësinë të shijosh një gotë vere dhe të pikturosh apo krijosh diçka unike për kujtim. Ideale për një mbrëmje me miqtë, ose për të rrëmbyer pak kohë kreative vetëm për veten.
Arena Karting Albania
Arena Karting Albania ofron garë me go‑kart elektrike në pistën më të madhe indoor në Shqipëri, me mbi 4 200 m² dhe dy nivele, që do të thotë kthesa, shpejtësi, tunele dhe ritëm. Ambienti modern dhe i mirëmbajtur të bën të ndihesh si pilot për disa momente, duke e bërë përvojën argëtuese dhe shumë “cool”.
Paintball Zone
Paintball Tirana është një nga aktivitetet më argëtuese jashtë qytetit. Aty futesh në pistë, vesh maskën dhe rrobat kamufluese, ndahesh në skuadra dhe nis betejën me plumba boje për të goditur ekipin kundërshtar ndërkohë që përpiqesh të mos të kapin. Është një aktivitet perfekt për fundjavë me shokët, ditëlindje ose team‑building.
Tirana Escape Room
Nëse kërkon një aktivitet që të lë jashtë kornizave të zakonshme, Tirana Escape Room është fiks ajo që të duhet. Aty ti dhe skuadra juaj hyni në një ambient me tematikë: mund të jesh agjent sekret, haker ose hajdut në galeri arti dhe duhet të zgjidhni enigma, gjeni kode dhe bashkëpunoni për të “arritur daljen”. Një orë e fokusuara, sfidë, adrenalinë intelektuale dhe sfida sociale, të gjitha në një vend.
The Padel Republic
Në The Padel Republic, gjithçka lidhet me lëvizjen dhe mirëqenien. Luaj padel, provo tenisin, ndërro ritëm me volejboll ose ping–pong, dhe të shtunave… pilates për një fillim të qetë të fundjavës. Një ambient i kuruar, motivues dhe perfekt për të lënë pas rutinën e përditshmërisë.
Go Kart Kartodrom
Kartodrom Tirana është nga ato vendet kur thua “po bëjmë diçka ndryshe sot” . Vendos helmetën, merr kartin dhe në sekondë je në lojë: kthesa, shpejtësi, fokus dhe adrenalinë e bukur. Garon me miqtë, teston kohën, sfidon veten dhe… harron çdo gjë tjetër për disa minuta.
VR Games
VR Games është një eksperiencë që ndryshon totalisht mënyrën si kupton lojën dhe argëtimin. Aty futesh në botën virtuale me headset-in VR, dhe menjëherë zhytesh në aventura të ndryshme: mund të luftosh zombie, të bësh gara makinash, të eksplorosh universet virtuale ose të provosh sfida strategjike. Perfekte për fundjavë si një moment “escape” nga rutina e përditshme.
Tirana Pottery Studio
Në zemër të Tiranës, Tirana Pottery Studio është një vend ku mund të largohesh nga rutina, të krijosh një enë ose objekt qeramik me duart e tua dhe të shijosh një mbrëmje relaksuese. Nga krijimi mbi rrotën e poçarit tek pikturimi i objekteve, çdo detaj është i udhëzuar, i qetë dhe me shumë stil. Nuk ka rëndësi nëse nuk ke prekur kurrë baltën, instruktorët janë aty për të udhëzuar hap pas hapi dhe çdo hap i procesit është i arritshëm. Ndërkohë mund të shijosh një gotë vere në sesionin “Pottery & Wine”, duke e bërë përvojën jo vetëm kreative, por edhe sociale dhe relaksuese.
Latitude
Latitude Tirana është nga ato vendet që të rikthen fëmijërinë… por në versionin aktiv të rriturve. Aty mund të kërcësh në trampolina, të provosh ngjitjen, të kalosh sfida në zonën e parkour–it, të luash dodgeball, të testosh balancën në airbag zones apo thjesht të shkarkosh energjinë në arenën freestyle. Nëse s’e ke provuar ende… seriozisht, ia vlen.
stylisphere
most read


9 Sekretet japoneze për të jetuar më lehtë me mendimet e tua






