Të shikoje një vend si @tradita_e_beratit dhe një qytet si Berati, qe ndezin dritat të paret ne Shqipëri, për ne nuk kishte gjë më të bukur dhe jemi të sigurt se e ndjetë edhe ju, nga story-t tona live.
Tradita e Beratit eshtë një nga vendet tona më të preferuara; aty ku duam vërtet të gjejmë shtëpinë, edhe kur jemi larg saj.
Dhomat tipike me gurë, ushqimi tradicional nga duart e mamit të Antonelit dhe Kejsit shije që s’janë thjesht receta, por kujtime, dashuri, kujdes.
Këtë herë kishte edhe një risi në menu: kombinimi perfekt mes klasikës dhe modernes. Specialitete beratase krah fiorentinës dhe crème brûlée… një histori shijesh që bën diferencën!
Pastaj, teksa ngjit shkallët, sheh që zona e preferuar e turistëve gjatë veres, Wine & Beer, tashme eshtë shndërruar në një atmosferë më dimërore, për verë e zjarr (dhe mbase edhe ca gështenja), që mbrëmja të mbyllet pikërisht siç duhet.
Ashtu si e mbyllëm dhe ne: një gotë verë, miqtë pranë, zjarri që ngroh dhe para syve qyteti si pikturë, me shtëpitë e tij “një mbi një”.
stylisphere
most read


Sa më shumë kohë të kalosh me nënën tënde, aq më gjatë ajo ka gjasa të jetojë!

Shprehjet më të bukura Që na kujtojnë pse mësuesit janë kaq të rëndësishëm!

Më thuaj çfarë shenje horoskopi je… Të të them çfarë dhurate meriton këtë 8 Mars!




