Filmat vizatimorë që shënjuan fëmijërinë!

Dhe mesazhet e fshehura që i kuptuam shumë më vonë…

 

Cars

Jeta nuk më vuri pengesa për të më ndëshkuar,

por më detyroi të ndaloj sepse po shkoja në drejtimin e gabuar.

 

Finding Nemo

Nëse e mbroj çdo hap tënd, do të të humbas.

Dashuria është të të lë të notosh vetë.

 

Shrek

Më quajtën përbindësh përpara se të më njihnin.

Problemi s’ishte pamja ime, por gjykimi i tyre.

 

 

Spirit: Stallion of the Cimarron

Shpirti i lirë nuk stërvitet. Respektohet.

 

 

Bambi

U rrita shpejt sepse jeta nuk priti.

 

 

Kung Fu Panda

Gjithë jetën mendova se më mungonte diçka.

Më mungonte vetëm besimi te vetja.

 

 

Toy Story

Nuk dhemb të rritesh.

Dhemb të mos jesh më zgjedhja e pare.

 

 

The Emperor’s New Groove

Pushteti të bën të ndihesh i madh,

derisa jeta të të tregojë sa i vogël je pa njerëz.

 

 

The Lion King

Nuk isha gati të isha mbret derisa pranova veten kush isha.

 

 

Ice Age

Isha mësuar të mbijetoja vetëm. Nuk e dija sa shumë lodh kjo.

 

 

Hercules

M’u desh të humbja gjithçka që mendoja se më bënte të veçantë, për të kuptuar kush isha vërtet.

 

 

Monsters, Inc.

I trembnim të tjerët sepse nuk dinim si t’i afroheshim.

 

 

Aladdin

Sa më shumë u shtira, aq më larg u ndjeva nga ajo që doja vërtet.

 

 

Up

Disa premtime nuk kërkojnë të përmbushen. Mjafton që janë jetuar.

 

 

The Little Mermaid

Ndonjëherë duhet të lëshosh diçka që do, për të gjetur veten.

 

 

Cinderella

Mos lejo që mënyra si të trajtojnë, të ndryshojë zemrën.

Durimi shpërblehet, gjithmonë.

 

 

Snow White

Drita jote nuk shuhet nga errësira e të tjerëve.

 

 

Beauty and the Beast

Dashuria lind kur dy shpirtra mësojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin.

 

 

Sleeping Beauty

Beso tek koha, gjithçka vjen në momentin e duhur.