Ja një listë me komedi romantike!




















Parent Trap
Dy vajza identike, të ndara që në lindje, takohen në kamp veror dhe krijojnë një plan për të bashkuar familjen e tyre.
50 First Dates
Një vajzë me humbje kujtesë jeton të njëjtën ditë vazhdimisht, ndërsa një djalë përpiqet çdo ditë ta bëjë të dashurohet me të.
The proposal
Një shefe e rreptë detyron asistentin e saj të pretendojë se janë të fejuar për të shmangur largimin nga U.S.A.
Friends with benefits
Dy miq vendosin të kenë një marrëdhënie vetëm fizike, pa ndjenja, por gjërat komplikohen kur fillojnë të bien në dashuri.
Clueless
Një vajzë e pasur dhe shumë e sigurt në stilin e saj vendos të “rregullojë” jetën e të tjerëve, por përfundon duke kuptuar më shumë për veten dhe dashurinë.
10 things i hate about you
Një djalë paguhet për të dalë me një vajzë “të vështirë”, në mënyrë që motra e saj më e vogël të lejohet të ketë të dashur.
How to lose a guy in 10 days
Një menaxher marketingu ve një bast që mund ta bëjë një gazetare të dashurohet me të brenda 10 ditësh, ndërsa ajo përpiqet ta largojë për një artikull.
13 going on 30
Një vajzë 13-vjeçare zgjohet papritur si 30-vjeçare, duke jetuar jetën që kishte ëndërruar, por jo gjithçka është siç dukej.
Legally Blonde
Pasi i dashuri e lë sepse nuk e konsideron “mjaftueshëm serioze”, një vajzë bjonde vendos të regjistrohet në Harvard Law për t’i treguar të kundërtën.
She’s the Man
Pasi nuk lejohet të luajë futboll me ekipin e vajzave, një vajzë maskohet si djalë dhe zë vendin e vëllait të saj në një shkollë tjetër për të provuar veten.
Easy A
Një gjimnaziste gënjen për jetën e saj intime për të dukur më “interesante”, por thashethemet përhapen dhe situata i del jashtë kontrollit.
My Best Friend’s Wedding
Një vajzë kupton se është e dashuruar me mikun e saj më të mirë pikërisht kur ai i tregon se do të martohet… dhe përpiqet ta ndalojë dasmën.
Confessions of a Shopaholic
Një vajzë e fiksuar pas blerjeve përfundon e zhytur në borxhe, ndërsa përpiqet të ndërtojë një karrierë si gazetare financiare.
Beauty & the Briefcase
Një gazetare e re shkon në New York dhe fillon të dalë me burra nga zyra për të shkruar një artikull.
The Ugly Truth
Një producente televizive punon me një ekspert marrëdhëniesh që ka ide shumë cinike për dashurinë, ndërsa ajo përpiqet të përdorë këshillat e tij për të fituar një djalë.
27 Dresses
Një vajzë që ka qenë gjithmonë bridesmaid në dasmat e të tjerëve përballet me ndjenjat e saj kur motra i merr vëmendjen dhe dashurinë që ajo ka pritur.
Miss Congeniality
Një agjente FBI që nuk ka fare lidhje me feminitetin futet undercover në një konkurs bukurie për të ndaluar një kërcënim, duke u detyruar të ndryshojë totalisht stilin dhe sjelljen.
A Cinderella Story
Një vajzë e ndrojtur me një njerkë të keqe flet online me një djalë pa e ditur kush është, derisa vendosin të takohen në një festë… ku ajo largohet pa zbuluar identitetin.
The Princess Diaries
Një adoleshente e turpshme zbulon papritur që është trashëgimtare e një mbretërie dhe duhet të mësojë si të bëhet princeshë.
White Chicks
Dy agjentë FBI futen undercover si dy motra të pasura duke u maskuar si vajza, për të zbuluar një komplot në botën e elitës.
stylisphere
most read

Dita më me fat e muajit për çdo shenjë të horoskopit në Prill 2026


Pak nostalgji… Serialet turke më të bukura të të gjitha kohërave!

Sipas një studimi, Stërvitja mund të përmirësojë kujtesën dhe përqendrimin!




