Search
Close this search box.

El Gaucho Tirana

Sa shumë kishim dëgjuar për El Gaucho Tirana , sa mirë gatuhet mishi, sa shumë specialitete, verëra të mira etj etj. Sot Stylisphere vendosi ta provojë vetë një darkë argjentinase në këtë restorant, e t’ju japë përshtypjet e saj 👇

* Shërbimi 10/10 i heqim kapelen El Gauchos, për një shërbim fantastik, të shpejtë e miqësor. Me sy të mprehtë për detaje, që sa herë na boshatisej ajo gota e verës ishin aty në sekondë për ta shërbyer 🙂 Një falenderim i veçantë për Julin, kamarierin më të ri prej 2 javësh, që na ka qëndruar pronto për çdo kërkesë tonën (pa e ditur se ishim një media marketingu e që do bënim një postim sot për El Gauchon)

* Specialitet: Do të veçonim padiskutim Tacos, Picanha (ishte fantastike, ne e kërkuam medium rare, dhe u shërbye fiks ashtu), ëmbëlsirat që nuk ishin as të ëmbla e as të athëta, ideale pas një darke të rëndë mishi dhe larmishmërinë e verërave nga Argjentina, Portugalia, Italia e deri në Kili.

Nga ana tjetër, Empanadas ishin pak të rënda, shumë erëza,(mbase i tillë është si gatim e nuk i vëmë faj restorantit) por nuk ishte në shijet tona dhe pureja e patates me tartuf mund të kishte paaaak fare më shumë kripë dhe tartufi…hmm, nuk është se ndjehej shumë…

* Design: El Gaucho, një design tipik pak argjentinas pak meksikan, diçka e këndshme midis, drita të ulëta që të përcillnin intimitet e komoditet në të njëjtën kohë, muzikë e lehtë meksikane në sfond, aspak e bezdisshme… dhe ideal për darkë!

* Çmimet: Me ca kritika të vogla alla Stylisphere, mëse të arsyeshmë për qualitetin dhe shërbimin!

Çfarë mbeti?
Që direkt pas këtij postimi, kush nga ju nuk ka qënë, mos ta humbasë për një darkë … sidomos të Premteve kur mund të shijoni dhe pak Tango Argjentinase Live!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn