Korça e Krishtlindjeve, e Katedrales, e “rrugickave”, e Pazarit, e rakisë së pjekur…oh sa shumë ka Korça. Të gjithë nisemi për të shijuar pak nga tradicionalja e Korçës, e Guest House-ve me aromë gëlqere, dhe shkallë druri që dëgjohet çdo kërcitje teksa ecën 🙂
Ne këtë fundjavë menduam të provonim diçka pak ndryshe, dhe përzgjodhëm In Gallery Hotel.
Përshtypjet tona?
Hoteli:
– Shërbimi: Është gjëja e parë që do diferenconim, sa të “butë” janë si njerëz, të buzëqeshur çdo moment, të shpejtë dhe shumë të vëmendshëm (Hoteli dhe Restoranti)
– Dhoma: Pamja e dhomës ishtë një “PERLË”. Dhoma ishte me hapësirë mjaftueshëm, e ngrohtë, dhe nuk mungonte literalisht asgjë.
Pozicioni i hotelit mund të themi është një ndër më të mirët, me një pamje fantastike të Katedrales (sidomos për ata që një pjesë kryesore të arratisjeve të tyre kanë dhe fotot).
– Spa, për të mos e humbur. Falenderim të veçantë djalit ( nuk ia mësuam dot emrin) masazhierit dhe vajzës së recepsionit të spa-së, për mirësjelljen dhe korrektësinë e tyre!
– Pet Friendly: I DUAM HOTELET QË LEJOJNË KAFSHËT!!! Shumë njerëzve jemi të sigurt që i heqin një stres goxha të madh.
– Design: Interesant, pak “Bali”, pak tradicional, ku mbizotëronin dritat e ulëta që krijonin atmosferë relaksuese gjithandej.
Restoranti:
– Menuja: E larmishme. Me rezerva për menunë e verërave, pak e kufizuar dhe çmimet pak të larta.
– Specialitetet: Do diferenconim sallatën, Skirt Steak (mishin) dhe salcën e Hummus. Një sugjerim alla Stylisphere, që mbase mishi muuuuund të ishte i pjekur pak më pak, ose mbase ne mund ta kishim kërkuar paraprakisht diçka të tillë. E njëjta gjë vlen dhe për patatet krokante, sepse ishin pak më krokante seç duhej
Do e mbyllim me një Big Up për hotelin dhe restorantin mbi çmimet. Çmime të cilat justifikonin çdo gjë, që nga shërbimi deri te cilësia.
Pavarësisht kritikave tona të vogla, duke u munduar të jemi sa më transparent për njerëzit, absolutisht do ta sugjeronim In Gallery Hotel për një fundjavë me shoqëri, në çift apo me familjen tuaj