Search
Close this search box.

Rossini sipas Stylisphere

Ne, njerëzit si qënie, jemi shumë të çuditshme. Aty këtu duam luksin, pastaj në të njëjtin vend duam edhe komoditetin, pastaj edhe të ketë pak çmime të arsyeshme, pastaj dhe të jetë me racione të mëdha… shiko, të gjitha në një vend, nuk gjenden.
Por ama, mund të kërkojmë vende, që t’i gjejmë pak fare nga të gjitha, e kjo pastaj është ajo e mesmja ideale.
Në Tiranë, Rossini Tirana është një prej tyre.
Ne, çdo restorant të cilin e përzgjedhim, e studiojmë hollësisht përse duhet të shkojmë, e pse është pikërisht ai që kemi përzgjedhur. E pas kësaj, sjellim përshtypjet tona, për t’i ndarë ato me ju. Rossini sipas Stylisphere?

–  Shërbimi: Do falenderonim zotërinë i cili na mirëpriti me shumë klas e mirësjellje, ashtu siç i shkonte fiks edhe formatit të restorantit, dhe gjithashtu kamarieri, Gersi. Tepër të shpejtë, të kujdesshëm në sugjerime aq sa edhe detajist.

– Specialitetet: Do të veçonim menunë e larmishme të verërave, dhe shumë variacion çmimesh; Rib Eye, i gatuar në mënyrë fantastike. Në të njëjtën kohë i butë por dhe i pjekur fortë sa duhej; ëmbëlsirën Terrine çokollate, me çokollatë fondente, shumë e shijshme.
Rezervat tona do të qëndronin në fakt për fileton e viçit Rossini, pasi salca nuk ndihej shumë, dhe mbizotëronte pak too much aroma e rozmarinës (mbase kjo e dyta është me shije) por gjithsesi ne po nisemi nga përvoja personale.

– Ambienti: Design i thjeshtë, drita të ulëta, që krijonin ambient relaksues. Ambient familjar, dhe mesa pamë, frekuentohej nga shumë klientë të huaj .

– Çmimet: Të diskutosh pjesën e çmimeve në restorante Fine Dining, është si një diskutim që nuk ka fund. Megjithatë, për disa shtrenjtë e për disa të tjerë lirë qofshin çmimet, Rossini i justifikon ato, pikë së pari me një shërbim jashtëzakonisht klas, e me specialitete të gatuara shumë shëndetshëm, duhet theksuar!
Për një fundjavë familjare, e që doni t’i lejoni vetes një Fine Dinner, Rossini është a perfect choice!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn