Search
Close this search box.

Regent Porto Montenegro sipas Stylisphere

Një destinacion që ne, shqiptarët e konsiderojmë gjithmonë kur vjen puna te një arratisje fundjave, apo dhe pushime afatgjata, është Mali i Zi, dhe kryesisht Porto Montenegro. Fundja, kush nuk e pëlqen luksin. Por nga ana tjetër duam edhe atë çmimin jo stratosferë, shërbimin, pozicionin e hotelit, pamjen e dhomës…po kush tha që nuk arrihen?
Gjithmonë nëse zgjedh momentin e duhur dhe hotelin e duhur, siç bëmë edhe ne në Regent Porto Montenegro, për t’ju përcjellë ju përshtypjet tona sipas Stylisphere 🙂

* Shërbimi: 5 yje dhe nuk ka vend për diskutim. Të pyesin me shumë mirësjellje nëse je klient i hotelit me një “Checking in?” E pastaj kujdesen për bagazhet, parkimin, orientimin për në ambientet e hotelit. Disponibël për ta ofruar dhomën shumë kohë përpara orarit të check-in.

* Dhoma: Shumë hapësirë (nga më të mëdhatë që kemi qëndruar), me dritë, e pastër, ku nuk mungonte literalisht asgjë. Pamja edhe pse anësorë, prapë ishte shumë e bukur.

* Ambienti: Faktori kryesor pse do vinim për herë të dytë në Regent. Në çdo orar të ditës/darkës mbizotëronte ajo qetësia që duhet fiks pas një jave të lodhshme në punë.

* Ushqimi: Ne drekëm e konsumuam diku tjetër, e në darkë zbritëm te bari i hotelit për një drink. Por mund të zgjidhnim midis restorantit gourmet Murano Restaurant ose atij japonez Mayabay që ishte franchise. Mëngjesi, vlen të përmendet larmishmëria, shërbimi i stafit dhe shijet e lehta të ushqimeve.

•Design: Tradicional, dhe prapë modern. Drita të ulëta, të ngrohta që të japin ndjesi shumë cozy.

Ndaj, nëse jeni në mëdyshje se ku do shkëputeni për fundjavën e ardhshme, dhe doni të përkedhelni pak veten ashtu siç e meritoni, Regent Porto Montenegro mos e mendoni 2 herë!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn