Search
Close this search box.

Marrakech Guide

Qëndrimi:
Almaha Marrakech Restaurant & Spa
Qendrim tradicional me Riads. Vendodhja ishte diku midis zonës moderne dhe zonës së vjetër (old town).
Dhomat ishin shumë të mëdhaja, shërbimi fantastik, stafi shumë i shpejtë dhe i sjellshëm. Veçojmë design-in e dhomave, tualeteve, pllakat e mermerit dhe spa-në shumë të veçantë. Dhomat gjithashtu kishin një tarracë personale ku konsumohej mëngjesi dhe lidhej me restorantin e hotelit, i cili gjithashtu ishte shumë i këndshëm.

Dita 1:
Per ne Marrakech nuk ka fluturime direkte,  minimalisht duhet te ndryshoni 2 linja fluturimi dhe gjithashtu ju duhet vize. Prandaj me e mira eshte te bashkepunoni me nje agjensi turistike qe e merr persiper aplikimin e saj. Per ne u kujdes Meridian Travel, me aplikimin e vizes + biletat e avionit. Mbërritje ne hotel pas 9 orësh udhëtim nga Tirana duke përfshirë disa ore pritje.
Konsumojme darkën te restoranti i hotelit, kryesisht me ushqime tradicionale. Gatimet ishin 100% të përgatitura bnë avull, pa yndyrë dhe shumë të shijshme.

Dita 2:
Nisemi me taksi drejt qendrës së qytetit dhe vizitojmë:
-Tregun Souk, tregun më të madh të erëzave dhe të artikujve tradicionalë.
-Xhaminë Koutoubia, që ishte një kryevepër dhe xhamia më e madhe në Marrakesh.

-Bahia Palace
Një kryevepër arkitekturore e familjes Echerki Al-Bukhari, stil islamik i ndërthurur me atë maroken.
-Palais El Badi

-Marrim pak kohë për të bërë tatuazhet shumë të veçanta Henna të cilat kushtonin 200 Dirham, afro 20 Euro.

-Darkën e shijuam te Four Seasons Resort Marrakech, një nga vendet më luksoze dhe të veçanta.

Dita 3:

-Nisëm ditën me Bacha Coffee vendi që ka nr më të madh të kafeve nga e gjithë bota. Kafeneja hapet në orën 10 dhe duhet të prisje në radhë të pakten 1 orë. Të jepnin një “beeper” që të lajmëronin kur lirohej tavolina. Vendi faktikisht ishte muze dhe ofronte gjithashtu dhe një dyqan të vetin.

-Vizitojmë “Jardin de Majorelle Marakech”, një kopsht botanik me një sipërfaqe prej 1 hektarësh. U krijua nga nje artist francez, Jacques Majorelle. Më pas, në 1980 prona u ble nga Yves Saint Laurent dhe menaxheri i biznesit te tij Pierre Bergé e restauroi dhe e ktheu në një muze.

-Konsumuam darkën te Nobu Restaurant Marrakech, këtë herë jo me ushqime tradicionale por me ushqime shumë të veçanta dhe me një super ambient dhe atmosferë nga kërcimtarët që dilnin çdo 30 minuta.

Dita 4:

-Vizitojmë “La Mamounia Marrakech“, hoteli më i madh dhe më luksoz në vend, i cilësuar dhe nga Conde Nast si hoteli më i mirë në të gjithë botën, pjesërisht në pronësi të familjes mbretërore.
-Konsumojmë brunch-in te La Mamounia Marrakech, që ofronte kryesisht ëmbëlsira që janë specialitet i një prej shefave më të njohur si Pierre Hermé, i zgjedhur në 2016 si “Best Pastry Chef” në të gjithë botën.

-Vizitojmë Agafay Desert dhe shijojmë xhiron me deve. Ndalojmë fillimisht te kooperativa e grave, ku prodhohej edhe vaji i arganit, e provuam dhe vete si procedure. Më pas shijojmë të gjithë eksperiencën e shkretëtirës ku konsumojmë edhe darkën.

Dita 5:

Nisim ditën duke shkuar te Les Bains Du Lotus dhe duke shijuar një paradite relaksi me shërbime shumë cilësore spa-je.
Paketa kushtonte 85 euro dhe perfshinte: hamam me dush me uje te ngrohte, maske me argjile per trupin, dhe me eukaliptus per duart, larje flokesh me shampo argani, dush me uje te ftohte dhe masazh.

Konsumojmë drekën te Les Jardins Du Lotus, restorant me design shumë të kendshëm dhe ushqime tradicionale.

Pasditen e kalojmë te “Royal Mansour Hotel” , ku provojmë edhe la creme brûlée te Cigar Bar, një eksperincë, shërbim dhe cilësi 10/10.

Gjatë mbrëmjes shijojmë një shëtitje në zonën luksoze të vendit si dhe ndalojmë për një pije te “Mysky at Hivernage Hotel” . Dhe kështu udhëtimi mbyllet në formën më të mirë të mundshme.

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn