Bukuria: Fat, privilegj apo aftësi e menaxhuar mirë?

Pamja është pjesë e CV-së  

Në shumë ambiente profesionale, paraqitja është pjesë e përshtypjes së parë. Një imazh i rregulluar shihet si shenjë serioziteti, disipline dhe përgjegjshmërie.

Të dukesh mirë do të thotë të kujdesesh për veten   

Kujdesi për lëkurën, flokët dhe stilin lidhet drejtpërdrejt me vetë-menaxhimin. Sepse një person i rregullt perceptohet si i organizuar edhe në punë.

Bukuria të hap dyer    

Një look i mirë mund të ndikojë në mënyrën si trajtohesh profesionalisht. Sepse në një botë shumë konkurruese, çdo detaj përbën avantazh!

Estetika = respekt për të tjerët  

Të paraqitesh bukur shihet si formë edukate sociale sepse tregon kujdes për ambientin dhe njerëzit përreth.

Disiplina duket edhe në pamje   

Rutinat personale reflektojnë nivelin e organizimit sepse disiplina shpesh shihet në detaje të vogla.

Nëse dukesh i suksesshëm, trajtohesh si i tillë   

Pamja ndikon drejtpërdrejt në perceptim.

Njerëzit krijojnë mendimin se si do të sillen me ty

që në sekondat e para.

Bukuria është investim, jo luks   

Shpenzimet për kujdes personal nuk janë thjesht dëshirë. Ato shihen si investim në vetëbesim dhe të ardhme.

Look-u është kapital social    

Një pamje e mirë ndihmon në ndërtimin e rrjeteve.

Sepse imazhi dhe reputacioni gjithmonë ecin bashkë.