Trëndafilat e kuq
Janë mënyra më klasike për të thënë “të dua”. Flasin për një dashuri të fortë, për ndjenja që nuk fshihen dot dhe për atë pasion që ndihet pa shumë fjalë.
Trëndafilat e verdhë
Nuk janë për romancë, por janë për njerëzit që ta bëjnë ditën më të lehtë. Simbolizojnë miqësinë, gëzimin dhe atë lidhje të bukur pa komplikime.
Tulipanët
Janë më të qetë, më të ndjerë. Flasin për një dashuri të pastër dhe të sinqertë. Çdo ngjyrë ka një kuptim tjetër: e kuqja për dashuri, e verdha për gëzim, e bardha për falje.
Zambakët
Kanë një elegancë të veçantë. Përdoren kur do të shprehësh respekt, pastërti ndjenjash dhe një lloj përkushtimi që nuk është i zhurmshëm, por i thellë.
Lulet e diellit
Janë si një përqafim i ngrohtë. I dhuron kur dikush të sjell dritë në jetën tënde. Ato simbolizojnë pozitivitet, besnikëri dhe energji të mirë.
Margaritat
Janë të thjeshta, por shumë të sinqerta. Flasin për ndjenja të pastra, për fillime të reja dhe për atë lloj dashurie që nuk ka nevojë të komplikohet.
Peonit
Delikate, por me shumë kuptim. Flasin për një dashuri të qetë, elegante dhe që thellohet me kohën. Kur i dhuron, është si të thuash: “ajo që ndjej është e bukur… dhe po rritet.”
stylisphere
most read


Shenja e zodiakut që kthehet gjithmonë për të fituar zemrën tuaj

Ja pse ngrirja e vezëve po bëhet gjithnjë e më e zakonshme Tek gratë në të 30-at…





