Vitamin D = Lumturi
Vitamina D ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. Mund të të mungojë kur ndihesh e lodhur pa arsye, ke më pak motivim dhe ndihesh më shpesh e mërzitur.
Vitamin B12 = Energji
Vitamina B12 mbështet sistemin nervor dhe prodhimin e energjisë. Mund të të mungojë kur je vazhdimisht e rraskapitur, ke “brain fog” dhe përqendroheshe me vështirësi.
Omega 3 = Fokus & Stabilitet emocional
Omega 3 ndikon në funksionimin e trurit dhe balancën e humorit. Mund të të mungojë kur ndihesh e shpërqendruar, pa fokus dhe emocionalisht e paqëndrueshme.
Magnez = Qetësi
Magnezi ndihmon trupin të relaksohet dhe të përballojë stresin. Mund të të mungojë kur je nervoze, fle keq dhe ndien tension në trup.
Hekur = Fuqi & Rezistencë
Hekuri ndihmon transportin e oksigjenit në trup. Mund të të mungojë kur ndihesh e dobët, marramendje, pa energji dhe me lodhje kronike.
Zink = Vetëbesim & Imunitet
Zinku mbështet sistemin imunitar dhe balancën hormonale. Mund të të mungojë kur sëmuresh shpesh, ke probleme me lëkurën dhe ndihesh e dobësuar emocionalisht.
Vitamin C = Gjallëri
Vitamina C ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe lufton stresin oksidativ. Mund të të mungojë kur ndihesh pa energji, sëmuresh shpesh dhe ke lëkurë të zbehtë.
Vitamin B6 = Balancë emocionale
Vitamina B6 ndihmon prodhimin e hormoneve të humorit. Mund të të mungojë kur ndihesh e irrituar, me luhatje humori dhe ankth të lehtë.
Kalcium = Stabilitet nervor
Kalciumi ndihmon funksionimin e nervave dhe muskujve. Mund të të mungojë kur ke lodhje, nervozizëm dhe dhimbje muskulare.
Biotin (B7) = Glow i jashtëm
Biotina ndihmon shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve. Mund të të mungojë kur flokët bien më shumë, thonjtë thyhen dhe lëkura duket pa jetë.
Kolagjen = Elasticitet & Glow
Kolagjeni ndihmon lëkurën, nyjet dhe flokët. Mund të të nevojitet kur lëkura humbet elasticitetin dhe duket e lodhur.
Probiotikë = Humori
Probiotikët mbështesin shëndetin e zorrëve, që lidhet drejtpërdrejt me humorin. Mund të të nevojiten kur ke fryrje dhe ndihesh “off”.
stylisphere
most read

Shprehje që tregojnë pse La Casa de Papel nuk është thjesht një serial







