Feng Shui: Çfarë ndodh kur shtëpia organizohet sipas rregullave japoneze

Kur hyrja është e errët apo e rrëmujshme, ka këpucë dhe çanta të shpërndara apo pasqyrë përballë derës, ajo bllokon qetësinë pa e kuptuar.  Një hyrje e pastër dhe e ndriçuar e fton energjinë të qëndrojë

Kur divani ka shpinën nga dera, krevati është nën dritare ose kalimi bllokohet, energjia humbet rrjedhën e saj natyrale. Me mobilje të vendosura në harmoni, hapësirë për lëvizje dhe pa mbingarkesë vizuale, krijohet një ambient më i qetë dhe i balancuar.

Kur korridoret mbushen me objekte në mure, dollapë të stërngarkuar, ndriçim të dobët ose qilima të errët, rrjedha fillon të ngadalësohet.  Me dritë të ngrohtë, mure të pastra, dekor minimal dhe një pasqyrë anësore, korridori shndërrohet në një hapësirë që mbështet qetësinë dhe balancën.

Pasqyrat përballë shtratit, pajisjet elektronike, ngjyrat agresive apo rrëmuja nën krevat e prishin këtë balancë pa u vënë re. Me ngjyra neutrale, dritë të butë, dy komodina dhe një ambient të pastër, dhoma shndërrohet në një vend që qetëson, jo që stimulon.

Perdet e rënda, dritaret e bllokuara apo dhomat gjithmonë në hije e zbehin këtë energjinë pozitive në shtëpi pa e kuptuar. Me perde të lehta, xhama të pastër dhe hapësirë për të hyrë lirshëm drita, krijohet një ambient më i pastër, më i gjallë dhe më i balancuar.

Sipas Feng Shui, kur dera e tualetit qëndron gjithmonë hapur, ka rrëmujë apo rubinetet pikojnë, energjia ka tendencë të “ikë” më lehtë nga shtëpia.  Duke e mbajtur derën të mbyllur, duke përdorur aroma natyrale dhe duke rregulluar çdo rrjedhje, ruhet balanca dhe energjia mbetet brenda hapësirës.

Bimët e thara, ato plastike apo vendosja në zona shumë të errëta e dobësojnë e dobësojnë energjinë e shtëpisë. Bimët janë pastruesit natyralë të energjisë. Me bimë të gjelbra dhe vendosje pranë dritës natyrore, krijohet një hapësirë më e freskët, më e shëndetshme dhe më e balancuar.

Pasqyrat shumëfishojnë energjinë në shtëpi. Kur vendosen përballë derës apo shtratit, ose kur janë të pista, ato shpërndajnë dhe dobësojnë balancën. Duke i përdorur për të reflektuar dritën, për të zgjeruar ambientin dhe duke i mbajtur gjithmonë të pastra, pasqyrat shndërrohen në përforcues të energjisë pozitive.

Dekori është mesazhi emocional i shtëpisë. Foto të trishta, kujtime me ngarkesë negative apo piktura kaotike ndikojnë në atmosferën pa e kuptuar. Duke zgjedhur imazhe natyre, momente të lumtura dhe art minimalist, krijohet një ambient që reflekton qetësi dhe emocione pozitive.

Feng Shui bazohet në balancën e pesë elementëve natyrorë: dru, zjarr, tokë, metal dhe ujë. Kur dominon vetëm një element ose ambienti duket i “ftohtë”, energjia humbet stabilitetin e saj. Duke kombinuar mobilje prej druri, elementë uji në dekor, dritë apo qirinj, aksesorë metalikë dhe tekstile apo gurë natyralë, krijohet një ndjesi ekuilibri dhe qetësie emocionale.