

Dizajn është mënyra se si krijohet, planifikohet dhe paraqitet pamja apo funksioni i një objekti, produkti, hapësire apo materiali, me qëllimin që të jetë estetik, i përshtatshëm dhe i dobishëm.
Kur flasim për dizajnin, nuk i referohemi vetëm estetikës apo pamjes së jashtme. Ajo është vetëm një pjesë. Dizajni i vërtetë përfshin edhe funksionalitetin, i cili është elementi kyç që e bën një produkt të përdorshëm. Estetika, nga ana tjetër, e bën atë tërheqës, të lehtë për t’u pranuar dhe për t’u adoptuar nga një individ apo një grup më i gjerë përdoruesish. Në këtë kuptim, dizajni është gjithmonë një bashkëpunim mes asaj që duket bukur dhe asaj që funksionon.
Në librin The Design of Everyday Things, autori Don Norman sjell disa mësime të thjeshta, por thelbësore mbi dizajnin.

Produktet dizenjohen për sjellje reale, jo ideale
Një dizajn funksional nuk i përgjigjet një përdorimi të supozuar ose “ideal”, por realitetit të përditshëm të përdoruesit. Përndryshe, edhe nëse produkti është estetikisht i këndshëm, ai nuk do të përdoret. Për shembull, një buton në ashensor që ndriçon kur shtypet është më i kuptueshëm për këdo, sepse i jep përdoruesit sinjalin që komanda është marrë. Një pajisje kuzhine që ndizet me një prekje të vetme, apo një aplikacion që të udhëzon në mënyrë intuitive, janë dëshmi e dizajnit që respekton realitetin e përdoruesit.

Dizajni i përgjigjet individit
Një dizajn i mirë fillon duke kuptuar zakonet, sjelljet dhe nevojat reale të individëve. Qoftë një dorezë dere që duhet të hapet lehtësisht, apo një tavolinë që rregullohet sipas lartësisë së trupit, gjithçka duhet të jetë në funksion të përdoruesit. Karriget ergonomike të zyrave janë një shembull konkret: ato janë dizenjuar për të siguruar komoditet gjatë orëve të punës, duke marrë parasysh formën e trupit dhe nevojën për mbështetje.

Dizajni bashkëvepron me teknologjinë
Aplikacionet mobile me ndërfaqe të thjeshta e të qarta janë gjithashtu shembuj të dizajnit të menduar për përdoruesin.Në këtë linjë janë edhe pajisjet alternative të konsumit, të cilat ofrojnë zgjidhje më të kontrolluara dhe të personalizuara. Pajisjet e reja me ngrohje si IQOS ILUMA I dhe IQOS ILUMA I Prime janë ndërtuar për të ofruar një përvojë më të menaxhueshme dhe më të ndërgjegjshme. Ekrani LED të sinjalizon për nivelin e mbetur të konsumit dhe gjithashtu të jep mundësinë që t’i bësh ‘pause’ dhe ta përdorësh sipas ritmit tënd.
Po ashtu, orët smart që matin pulsin apo lëvizjen nëpërmjet sensorëve, apo kufjet që ndalojnë muzikën kur i heq, na tregojnë se dizajni sot i përshtatet zakoneve të përdoruesit.
Një përdorues nuk duhet të mendojë gjatë për të kuptuar se si funksionon një produkt. Butoni duhet të duket si buton. Opsioni i ndalimit duhet të jetë i qartë. Ndryshimi i gjendjes së një pajisjeje, nga aktive në joaktive duhet të reflektohet menjëherë. Kjo e bën përdorimin më të natyrshëm dhe të përshtatshëm për konsumatorin.