Kur tradita takohet me finesën
Saranda nuk ka më nevojë për prezantim, ajo është aty, çdo verë, si një kujtim i freskët që të thërret prapë. Por ka disa vende brenda saj që të bëjnë ta përjetosh ndryshe. @yachtpremiumhotel është pikërisht ai lloj vendi që nuk të jep vetëm një dhomë me pamje, të jep ndjesinë që je saktësisht aty ku duhet. Qetësi, stil, dhe ajo ndjesi që s’të duhet të bësh asgjë për të kaluar bukur.
Një hotel modern i projektuar nga @andarastudio, me estetikë të pastër, ambiente të kuruara dhe të menduara deri në detaj në minimalizmin e tyre, nga dhomat me dritë natyrale dhe ballkone me pamje fantastike të qytetit të Sarandës e kalasë së Lëkurësit, deri te pastërtia që nuk komprometohet kurrë.
Stafi? I sjellshëm, i heshtur kur duhet, dhe gjithmonë në dispozicion.
Te Yacht, gjithashtu gjeni dhe restorantin, me një verande ku mund të shijoni mëngjesin e freskët apo një darkë me një pamje fantastike.
Çmimet? Shikoni, ne do ta përmbledhim kështu: Yacht Premium të ofron atë që zakonisht kërkon shumë më shumë buxhet: standard, rehati, privatësi dhe ndjesinë e arratisjes së vërtetë…
Sugjerimet nga Stylisphere? Se për pak harruam:
Edhe pse nje qytet i vogel, Saranda ka mjaftueshem atraksione per te kaluar nje fundjave te kendshme dhe per te marre pak informacion rreth historise dhe se kaluares. Mund ta nisni diten me nje vizite ne Amfiteatrin e Butrintit ku do te mesoni pak nga historia e tij, dhe te shikoni mrekullite qe ka krijuar njeriu, ne pasdite mos e humbisni nje vizite ne Kalane e Lekuresit per te shijuar ate pamje dhe perendimin marramendes. Dhe s’ka se si ta mbyllni mbremjen pa nje shetitje ne bulevard dhe te shijoni zhurmen e dallgeve te detit.
stylisphere
most read


Frutat e stinës më të pasura në vitamina, fibra dhe antioksidantë


