Gjëra që vetëm Arkitektët do t’i kuptojnë

Për ata që e dinë se çfarë do të thotë të jesh arkitekt

Të vishesh me të zeza sepse është stil dhe fsheh njollat e kafesë.

Miqtë e mi planifikojnë veshjet për pushimet, unë planifikoj cilat ndërtesa të vizitoj.

Rregullohem mirë e mirë për një takim me klientët… pastaj djersitem në një vizitë të papritur në kantier pas pesë minutash.

Duke skicuar në facoleta gjatë pushimit të drekës sepse sa më erdhi një ide dizajni.

Brenda çantës sime ka një vizore, një shirit matës, pesë stilolapsa pa kapak… dhe, ndoshta ndonjë snack të hapur.

Kur ndihesh më shumë krenar për një planimetri të saktë se sa për takimin e fundit romantik.

Kujdesesh për çdo detaj të dizajnit sikur të jetë një vendim jetë a vdekje, dhe pastaj kupton që askush jashtë ekipit nuk e vë re ndryshimin.