Një Eksperiencë Peshku që Duhet Provuar

Jemi të sigurt që shumica prej jush e njohin Le Gabriel, për ambientin me design të veçantë, e sidomos për cilësinë e ushqimit. Por jemi akoma më të sigurt që shumë prej jush, po e prisnin këtë review nga Stylisphere, ndaj here we go:

Shërbimi: Që në hyrje të restorantit pasqyrohet standardi i shërbimit, me mirësjellje e plot finesë. Kamarierët na ndihmuan të akomodohemi aty ku ndiheshim më rehat, e më tej na ndihmuan me sugjerimet e tyre tepër të kujdesshme e të sakta.

Menuja: Nga menuja e ushqimit do veçonim praktikisht, çdo gjë! Nga krudot e deri te kroketat e peshkut, apo peshku në zgarë e salmon tataki me salcën e veçantë, të gjitha ishin të gatuara në mënyrë fantastike, duke mos i humbur asnjë produkti freskinë e detit dhe shijen që i karakterizon.
Do të veçonim gjithashtu menunë e verërave, për larmishmërinë dhe çmimet e ndryshme e mëse të arsyeshme të të gjitha kategorive.

Ambienti: Komod, privat dhe intim. Pa lëvizje të shumta, e me hapësirë gjë që i krijon secilit prej klientëve komoditetin që dëshiron.
Nuk do e sugjeronim për fëmijë, por padiskutim ideal për një drekë apo darkë në ambient të qetë me këdo qofshi.

Çmimet: Me bindje themi se është një nga të paktat vende në Tiranë ku cilësia e gatimit tejkalon çmimet…
I thamë të gjitha, juve ju mbetet vetëm të rezervoni 🙂

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik