Më thuaj si vishet, të të tregoj çfarë tipi ka

Djemtë mund të thonë ç’të duan, por realiteti është ky: veshja e tyre flet më shumë se përgjigjet që japin. Ti mund ta pyesësh një djalë: “Si je?” dhe ai të përgjigjet “Mirë”, por në fakt, syri jonë kritik kupton çdo gjë përmes veshjes.

Pra, le të zbërthejmë disa stile të zakonshme dhe të zbulojmë çfarë tipi fshihet pas tyre!

    1. Zoti Serioz

    Ky është ai tipi që edhe në një piknik mund të shfaqet me xhaketë. Kostumi

    për të është si pizhama për të tjerët: komod dhe i domosdoshëm. Nuk e di ç’është “casual” dhe ndoshta as s’e ka dëgjuar ndonjëherë fjalën “relaks”.

    ✅ Ka Excel-in gjithmonë të hapur në telefon.

    ✅ Flet me terma si “produktivi”, “targetet” dhe “performance metrics”.

    ✅ Nëse merr një kafe, është patjetër ekspres i fortë: me ose pa sheqer, varet tërësisht nga humori i KPI.

    Fraza tipike: “Status Linkedin-Suksesi nuk vjen vetë, duhet ta kërkosh!”

     

  1. Sportisti 24/7

E sheh gjithmonë me tuta dhe bluzë

sportive, edhe pse palestra e fundit ku ka qenë ishte në klasën e 9-të. Ai është tipi që të jep përshtypjen sikur do të vrapojë në çdo moment dhe realisht vetëm vrapon,….pas divanit.

✅ Ka gjithmonë një shishe uji (shpesh bosh) me vete.

✅ Flet për “cheat day” sikur të jetë festë kombëtare.

✅ Atlete të bardha, normal.

Fraza tipike: “Duhet me vesh xhinse për aty?”

  1. Hipsteri Alternativ

Ky është ai djalë që ka garderobën plot me këmisha me lule, xhinse të gjera dhe pallto vintage. Ai nuk ndjek trendet… ose më saktë, ndjek trendet që janë aq “underground” sa nuk di askush për to.

✅ Pi cocktail vetëm te Nouvelli.

✅ Ka 7 palë çorape me dizajne abstrakte.

✅ Mban gjithmonë një libër me vete, edhe nëse nuk e lexon kurrë.

Fraza tipike: “Është shumë patetike.”

  1. Minimalisti

Ky është ai djali që ka vendosur të mos lodhet fare me modën. Për të, më pak është gjithmonë më mirë. Gardëroba e tij ka vetëm tri ngjyra: të bardhë, të zezë dhe gri. Çdo gjë që vesh duket e

thjeshtë, por çuditërisht gjithmonë e kombinuar mirë.

✅ Ka të njëjtën bluzë në 5 versione identike.

✅ Nuk e kupton pse njerëzit blejnë më shumë se një palë atlete.

✅ Gjithçka që zotëron, i futet në një valixhe.

Fraza tipike: “Pse me ble gjëra kot?”

  1. Djali me Xhaketë Lëkure a.k.a Rebeli pa Kauzë

Ky është ai tipi që duket sikur ka dalë nga një bandë rock-u të viteve ‘90, edhe pse dëgjon më shumë reggaeton se Nirvana. Xhinset e grisura janë zgjedhja

e tij e përjetshme dhe gjithmonë ka një xhaketë lëkure të zezë gati për çdo rast.

✅ Ka një palë kufje të mëdha që nuk i përdor kurrë.

✅ Ndonjëherë vendos unazë në gishtin e vogël, thjesht për estetikë.

✅ E përdor fjalën “sistem” për të shpjeguar çdo problem që ka në jetë.

Fraza tipike: “Ça t’i bej që jetoj këtu se vend tjetër do kisha bërë namin!”

  1. Djali Gucci

Ky është ai tipi që ka të paktën një bluzë ku shkruhet me shkronja të mëdha emri i një marke: Gucci, Balenciaga, ose diçka e ngjashme. Nuk ka rëndësi nëse është origjinale apo jo, e rëndësishme është që të duket!

✅ Ka një çantë të vogël “crossbody”, edhe pse brenda s’ka asgjë.

✅ Përdor shpesh fjalët “lal” dhe “boss”.

✅ Krenar që ka më shumë followers në Instagram sesa ndjekës në realitet.

Fraza tipike: “Hajt se e rregulloj unë!”