Search
Close this search box.

Mugo sipas Stylisphere

Kur përmendim Mugon, disave iu shkon mendja te brunch-i, disave iu shkon te një vend ku shkojnë kryesisht goca, në fundjavë për ndonjë koktejl, vend për foto etj etj… por në fakt, te Mugo Tirana  mund të gjeni shumë më shumë se kaq. E kush ka kohë që na ndjek, e di që Mugo, është ndër të preferuarit e Stylisphere…arsyet po i zbulojmë sot.

Shërbimi: Një falenderim publik shkon për Yllkën e ëmbël, që fundjavë ose ditë jave, sigurohet gjithmonë të gjejë vendet më të mira, si dhe për Emilianon që na shërbeu dhe na u dedikua plotësisht nga fillimi i darkës deri në fund!
P.S. asnjëherë nuk e tregojmë qëllimin e darkës/drekës në një vend kur shkojmë për review…

Specialitetet: Prej më shumë se 2 vitesh që frekuentojmë Mugon, mund të themi se menuja e verërave është e larmishme, për tipologjinë e lokalit. Pa hezitim fare do të diferenconim Bao Buns, Mugo Roll dhe si herë e parë, pa diskutim ëmbëlsirën Bacio di Dama. Duhet ta provoni me patjetër!
Një rezervë e vogël për Sashimi Trofte, sepse shija e peshkut ishte pak e fortë, dhe për shumë njerëz që nuk e preferojnë ta ndiejnë kur e konsumojnë, muuuund të jetë pak bezdisëse. Por e ndërthurni me algat që shoqërohet, dhe çdo gjë rregullohet

Ambienti: Çfarë të themi për Mugon?
Pozicion strategjik, po. Ambient që frekuentohet nga një klientelë serioze, po. Vend për foto (sidomos për gocat e instagramiiiiit) po e po. Muzika, as e ulët as e lartë, shumë e këndshme, po. Ideal për darka kryesisht, plot vibe 🙂

Çmimet: Diskutimi i çmimeve, siç e kemi përmendur nuk ka fund asnjëherë. Por në momentin që, edhe kur ai mund të jetë pak fare më i lartë nga çfarë mund të parashikoni, gjithmonë krahasojeni më cilësinë e ushqimit dhe atë të shërbimit, dhe te Mugo…po jua lëmë juve në dorë ta vërtetoni se Stylisphere, gjithmonë sugjeron më të mirën!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn