Që duhet të shkoni të paktën një herë në jetë!
El Olivo, Mallorca
Fine dining mesdhetar mes mureve prej guri historik në zemër të Deià-s, me pamje dramatike mbi malet Tramuntana.
La Girafe, Paris
Fine dining parizian me elegancë Art Deco, me një nga pamjet më ikonike drejt Kullës Eiffel nga Trocadéro.
Grotta Palazzese, Puglia
Një shpellë gëlqerore e hapur drejt detit Adriatik me tavan natyral të harkuar, e kthyer në restorant.
La Sponda, Positano
Një tarracë elegante në Le Sirenuse, me pamje të hapur mbi Positano dhe bregun e Amalfit.
Nobu, Barcelona
Një hapësirë moderne në lartësi, ku skyline-i i Barcelonës shtrihet i plotë nga Montjuïc deri te deti.
The Grotto, Thailand
Një restorant i vendosur nën një formacion shkëmbor në Phra Nang Beach, me tavolina direkt mbi rërën e bardhë.
Khufu’s Cairo
Një restorant modern në Plateau-n e Gizës, me pamje direkte mbi Piramidën e Madhe.
The Omnia, Zermatt
Restoranti i vendosur mbi një shkëmb në Zermatt, me dritare panoramike që hapen drejt Matterhorn-it dhe majave alpine përreth.
Zuma, Mykonos
Një tarracë në lartësi mbi Egje, ku horizonti i Mykonos-it hapet i plotë drejt perëndimit.
Chateau Eze, Provence-Alpes-Côte d’Azur
I vendosur në një kështjellë mesjetare në fshatin Èze, me pamje të hapur mbi Rivierën Franceze.
The Rock, Zanzibar
Një restorant i ndërtuar mbi një shkëmb të vetëm në mes të oqeanit, pranë bregut të Michamvi Pingwe.
Amanpuri, Phuket
Një pavijon elegant mbi Andaman, me pamje të qetë mbi gjirin privat të Amanpuri-t.
stylisphere
most read








