Spring Summer 2026 Shoe Trends Hermes Edition

Si u shndërruan shapkat Hermès në trend?

Fillimisht ato u krijuan si një model i thjeshtë, i menduar për përditshmëri… Por shpejt u adoptuan nga gratë që kanë një sens shumë të qartë stili; ato që zgjedhin pak, por saktë. Me kalimin e kohës, kjo thjeshtësi u kthye në identitet. Dhe sot, janë bërë simbol i asaj elegance të qetë që nuk ka nevojë për shumë për t’u vënë re.

Hermès Oran Sandals – White Leather

I vesh pa menduar shumë… dhe gjithçka duket në rregull. Perfekte me tonalitete të pastra, lino dhe look-e total white vere!

Hermès Oran Sandals – Canvas & Leather

Një kombinim më i butë dhe i përditshëm. Shkon natyrshëm me lino, cotton dhe look-e verore minimaliste.

Hermès Oran Sandals – Blue Leather

Një ngjyrë që i jep freski çdo look-u. Shkon shumë bukur me denim, të bardha apo kombinime verore më relaxed.

Hermès Oran Sandals – Orange Suede

Një statement veror që nuk kalon pa u vënë re. Ideale për ditët kur do t’i shtosh pak energji dhe ngjyrë një look-u të thjeshtë.

Hermès Oran Sandals – Pink Leather

E gjallë, playful dhe shumë verore.  Shkon perfekt me kombinime neutrale për t’i dhënë gjithë vëmendjen ngjyrës.

Hermès Oran Sandals – Leopard Print

Një klasik që kthehet çdo verë. Lehtësisht i kombinueshëm me të zeza ose beige për një look me karakter.