Të të them stilin tënd ideal në zyrë!

Dashi
Vajza që hyn e para në meeting Ajo nuk pret të marrë fjalën, e merr. Kostum i fortë, supe të strukturuara, taka të pastra. Gjithçka thotë vendosmëri.

Demi
Vajza që duket gjithmonë “expensive” Ajo nuk ndjek trendet, i tejkalon. Ngjyra krem, materiale të pasura, silueta të qeta.

Binjakët
Vajza kreative e zyrës Gjithmonë me një ide të re, gjithmonë pak ndryshe. Një blazer interesant, një kombinim i papritur, duket si dikush që punon në një revistë.

Gaforrja
Vajza që krijon rehati kudo Zyra ndihet më e ngrohtë kur ajo është aty. Tekstura të buta, prerje që lëvizin me trupin.

Luani
Prezenca që nuk kalohet pa u vënë re Nuk është domosdoshmërisht më e zhurmshmja, por është më magnetikja. Një look i pastër, me një element që tërheq syrin.

Virgjëresha
Perfeksionistja e heshtur Asgjë nuk është rastësi. Këmisha perfekte, pantallona perfekte, energji që thotë “mund të më besosh”.

Peshorja
Ajo që gjithmonë duket e kuruar Elegancë pa sforco. Asnjë element nuk dominon, gjithçka është në harmoni.

Akrepi
Vajza që flet pak, por imponon shumë. Nuk ka nevojë për ngjyra që të bie në sy. Prezenca e saj është strategjike.

Shigjetari
Profesionalja që nuk duket e ngurtë. Gjithmonë gati për një ide, një udhëtim, një plan të ri. Look-u i saj lëviz me ritmin e jetës.

Bricjapi
Vajza që duket si CEO para se të bëhet. Ambicia shihet para se të dëgjohet. Strukturë, disiplinë, kohëzgjatje.

Ujori
Vajza që thyen kodet pa e prishur elegancën. Pak futuriste, gjithmonë interesante. Duket si dikush që punon me ide të mëdha.

Peshqit
Stili që nuk bërtet, por tërheq. E butë në pamje, e fortë në intuitë. Rrobat e saj kanë lëvizje dhe ndjesi.
stylisphere
most read


Çfarë mendon një person gjatë një stërvitjeje të vështirë?






