Ja cilat janë traditat që s’i ke dëgjuar më parë…

Shqipëri
Në traditën ortodokse shqiptare, veza e parë që lyhet me të kuqe ruhet gjatë gjithë vitit për të sjellë mbarësi. Familjarët përballen në një lojë të njohur si “përplasja e vezëve”, ku fituesi besohet të ketë fat gjatë vitit.

Greqi
Ngjyrosja e vezëve bëhet zakonisht të enjten para Pashkëve dhe ngjyra e kuqe është më e rëndësishmja. Në natën e Pashkëve, pas meshës, familjarët trokasin vezët e tyre duke thënë: “Christos Anesti!” (“Krishti u ringjall!”) dhe përgjigja është: “Alithos Anesti!” (“Me të vërtetë u ringjall!”).

Ukrainë
Në Ukrainë krijohen vezët pysanky, që janë të zbukuruara me dorë përmes një teknike shumë delikate me dyll dhe ngjyra. Këto vezë nuk janë për t’u ngrënë, ato janë simbolikë e jetës dhe përdoren për zbukurim apo dhuratë.

Gjermani & Austri
Në këto vende, njerëzit i varin vezët e zbukuruara në pemë (Pema e Pashkëve, Osterbaum) si një simbol i jetës dhe gëzimit. Është një traditë vizuale shumë e bukur në oborre dhe dritare.

SHBA
Një nga traditat më të njohura është “egg hunt”, loja ku fëmijët kërkojnë vezë të fshehura në kopsht. Këto vezë mund të jenë të ziera e të ngjyrosura ose plastike të mbushura me çokollata apo dhurata.

Finlandë
Fëmijët shpesh vishen si “shtriga të Pashkëve” dhe shkojnë derë më derë, duke kërkuar çokollata ose vezë të vogla në këmbim të recitimeve apo urimeve.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik