Search
Close this search box.

3 Receta ëmbëlsirash për të Dielat në shtëpi, të shëndetshme dhe super të shpejta!

Cheesecake me kajsi dhe kos

Përbërësit:

1 filxhan tërshërë e bluajtur

1/4 filxhan vaj kokosi

2 filxhanë kos grek pa sheqer

 1 filxhan kajsi të freskëta të prera në feta

3 lugë gjelle mjaltë

 Përgatitja: Përziej tërshërën me vajin e kokosit dhe shtype në fundin e një forme për ëmbëlsira.

 Piqe për 10 minuta në 180°C dhe lëre të ftohet.

Përziej kosin me mjaltin dhe hidhe mbi bazën e ftohur.

 Dekoro me kajsitë e freskëta dhe vendose në frigorifer për 1 orë.

Mousse me avokado dhe çokollatë të zezë

Përbërësit:

2 avokado të pjekur

1/3 filxhan kakao të zezë pa sheqer

1/4 filxhan mjaltë ose shurup panje 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

 Përgatitja: Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të krijohet një masë kremoze. Servireni menjëherë ose vendoseni në frigorifer për disa minuta për një teksturë më të freskët.

 

Tiramisu klasike

 Përbërësit:

Baza: 150 gr biskota integrale ose biskota pa sheqer

100 ml kafe e ftohur (pa sheqer)

Kakao për dekor

Kremi: 250 gr kos grek pa yndyrë

200 gr djathë krem pa yndyrë (ose ricotta light)

2 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

2 të verdha veze për kremozitet të madh

Përgatitja: Në një tas, përzieni përbëresit për kremin.

Mund të shtoni të verdhat e vezëve të rrahura mirë për ta bërë kremin më të plotë. Përzieni gjithçka derisa të merrni një masë homogjene.

Zhysni biskotat në kafenë e ftohur (jo shumë gjatë që të mos bëhen të “ngopura” me kafe).

Vendosni një shtresë biskotash në fund të një pjate ose forme dhe mbulojini me një shtresë kremi. Përsëritni shtresat e biskotave dhe kremit derisa të mbaroni përbërësit, përfundoni me një shtresë kremi në sipërfaqe.

Lini tiramisunë të pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë,. Para se ta shërbeni, spërkateni me kakao pa sheqer për një prekje të lehtë.