5 Përvoja unike me kuaj që duhet t'i provosh në Shqipëri!

1. Equos Resort
Një perlë e vërtetë për dashamirësit e hipizmit. Equos Resort ofron kurse kalërimi për të gjitha nivelet, udhëtime të organizuara në natyrë dhe një ambient të qetë për relaks total. Nëse dëshironi të provoni hipizmin si sport, ky është vendi i duhur për ju.

2. Kodra e Kuajve
Në periferi të Durrësit, kjo qendër është e njohur për trajnim profesional të kuajve, kalërim në natyrë dhe pamje mahnitëse nga kodrat. Në një hapësirë të hapur pranë restorantit, mund të shijoni një xhiro me kuaj të rracave të ndryshme, nën mbikëqyrjen e instruktorëve profesionistë.

3. Lami Residence
E pozicionuar në zonën e Farkës, pranë Tiranës, Lami Residences ofron një eksperiencë unike dhe shumë cilësore. Kalërim në shtigje të qeta, aktivitete për fëmijë dhe evente private, një zgjedhje ideale për një ditë të mbushur me pozitivitet.

4. Caravan Horse Riding Albania
E vendosur në jug të Shqipërisë, pranë Gjirokastrës, Caravan Horse Riding ofron ture të gjata me kalë nëpër fshatra tradicionale dhe peizazhe të egra shqiptare. Një përvojë autentike për aventurierët që duan të zbulojnë Shqipërinë e vërtetë mbi shpinën e kalit.

5. Shtëpia e Kuajve
Në “Shtëpinë e Kuajve” do të gjeni mbi 30 kuaj të rracave të ndryshme si Angloarab, Apaluza, Lipizzaner, dhe shumë të tjerë. Kjo fermë është e realizuar nga një trajner me 15 vite eksperiencë dhe kampion në Greqi, i cili së bashku me familjen e tij ndërtoi këtë vend për të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e hipizmit.