Aplikimi i kremit mbrojtës nuk është vetëm për plazh, është rutinë e përditshme!
Në qytet, çdo ditë!
Edhe kur nuk jemi në plazh, rrezet UV janë aty.
Përdor SPF 30+ çdo ditë (edhe në ditë me re!)
Aplikoje 15-20 min para se të dalësh
Sasia: 2 gisht për fytyrën dhe qafën
Mund ta aplikosh para makeup-it!

Në plazh? SPF është një must!
Rrezet UV janë më të forta në plazh dhe në ujë.
Zgjidh SPF 50+, rezistent ndaj ujit
Aplikoje 30 min para ekspozimit
Përsërite çdo 2 orë, veçanërisht pas larjes ose djersitjes
Sasia: masë e bollshme për trupin + 2 gisht për fytyrën

Po vitamina D?
Trupi ka nevojë për diell, por me masë!
10-15 minuta ekspozim direkt në diell, 2-3 herë në javë janë të mjaftueshme për vitaminën D.
Ekspozimi nuk duhet të ndodhë në orët e pikut (11:00 – 16:00)
Fokus te kraharori, krahët, këmbët, JO fytyra!

Rregulla të arta për SPF
- Apliko gjithmonë në fund të rutinës së skincare-it
- Mos harro veshët, qafën dhe duart!
- Përdor sasi të bollshme, më mirë më shumë sesa më pak
- Riapliko gjatë ditës nëse je jashtë për një kohë të gjatë
