Hachiko
Filmat me 4 putroshë gjithmonë janë të preferuarit e të gjithëve… aq më tepër kur bëhet fjalë për një histori të vërtetë si ajo e Hachikos, qeni besnik që priti të zotin e tij për vite të tëra…
Me Before You
Një histori dashurie mes një vajze të thjeshtë, e një pasaniku të paralizuar… një film që trajton në formën më të vërtetë që lidhjet e forta të dashurisë ekzitojnë …edhe atëherë kur ato duken të pamundura!
Man On Fire
Filmat që trajtojnë brendinë e një fëmije, dhe kur bëhet fjalë për Denzel Washington, janë MUST kurdoherë, sidomos në ditë me shi!
Një nga dramat më prekëse të viteve 2000.
The Notebook
Vitet kalojnë, por “The Notebook” mbetet një nga filmat më të mirë romantikë të të gjitha kohërave.
Emocione, dashuri, komedi, dramë… të gjitha në një film të vetëm.
Stepmom
Me Julia Roberts dhe Susan Sarandon, një nga dramat familjare më të vërteta… sepse dashuritë janë të formave të ndryshme, e në fund, ajo është e vetmja gjë për të cilën kemi nevojë!
The Hangover
Ok, edhe pse ditë me shi…pak party, na e do shpirti në fundjavë. Kështu që edhe nëse nuk keni mundësi që të shkoni realisht, The Hangover qoftë ai 1, 2 apo 3 do t’ju përfshijë në aventurat nga më fantastike dhe më me humor, pikërisht atëherë kur do që të shijosh vërtet një festë!
The Devil Wears Prada
Komedi apo dramë ky film? Apo pak nga të dyja… e kush nuk do e rishikonte për herë të disatë një nga filmat më të bukur në Hollywood, qoftë për kastin e aktorëve apo për historitë që trajtohen, “The Devil Wears Prada” me Mirandën dhe Andyn, nuk “vdes” kurrë!!!
Pretty Woman
Na lejohet të ëndërrojmë pak?
Gladiatori
Një nga filmat më të vlerësuar ndër vite…sepse ditët me shi, nuk kanë nevojë vetëm për romancë e komedi.
Një film ku dhimbja kthehet në forcë!
Friends With Benefits
Pikërisht atëherë kur nisesh për të mos u përfshirë në një marrëdhënie…ndodh e kundërta! Ky është fakt, prandaj edhe nëse nuk e kuptoni për çfarë po flasim, kush nuk e ka parë le ta shohë këtë film…ndërsa për ju të tjerët që e keni parë, jemi të sigurt që ju pëlqen akoma më shumë, aq herë sa e shikoni.
Taken
Liam Neeson nuk mund të mungonte, e për më tepër me trilogjinë e filmit më të famshëm të tij “Taken”.
Deri ku mund të shkojë dashuria e një babai për vajzën e tij?
Titanic
Si mund të mungonte në këtë përzgjedhje ?
Sex and The City
Seç ka diçka në këtë film, që nuk mund të përshkruhet tamam me shkrim…Seksi? Dashuria? Miqësia e vërtetë? Romanca? Dramat?
Më mirë shiheni edhe një herë.