Po përpiqeni të shtoni peshë, por nuk po ia dilni dot?

Ne ju tregojmë mënyrat më të shpejta e më të shëndetshme

Zgjidhja janë pikërisht vaktet shtesë dhe arritja e një teprice kalorish mbi shpenzimet tuaja ditore të energjisë.
Mbani mend!
Teprica duhet të vijë nga ushqime ushqyese, të balancuara, duke përfshirë karbohidratet komplekse, proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe jo vetëm kaloritë boshe. Zgjidhni ushqime që janë të larta në kalori, por të pasura me lëndë ushqyese për të siguruar një dietë të ekuilibruar.

Për shembull:
Nëse një person 50 kg, që konsumon 3 vakte në ditë, dëshiron të shtojë peshën trupore në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, zgjidhja është një tepricë kalorie me 2 vakte shtesë në ditë dhe një aktivitet fizik i moderuar, duke shtuar peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të kontrolluar, e duke mbajtur një konsum të ekuilibruar ushqimor.
Po çfarë vaktesh shtesë ditore duhet të konsumoni për të arritur tepricën e dëshiruar?

Plani ditor me 2 vakte shtesë

Mëngjesi (500-600 kcal):

Tërshërë me qumësht dhe fruta
40 g tërshërë
200 ml qumësht me yndyrë
1 banane
1 lugë çaji mjaltë
Vakti 1 (tepricë) (300-400 kcal):
Sanduiç me grurë integral me humus dhe avokado
2 feta bukë gruri integral
50 g humus
1/4 avokado
Dreka (800-900 kcal):
Gjoks pule me oriz dhe perime
120 g gjoks pule të pjekur në skarë
60 g oriz basmati të gatuar
150 g perime të përziera (p.sh. kunguj të njomë, karrota dhe speca)
1 lugë çaji vaj ulliri për erëza të perimeve
1 porcion i vogel sallate mikse (marule, domate, kastraveca) me pak vaj ulliri
Vakti 2 (tepricë) (300-400 kcal):
Kos grek me mjaltë dhe arra
150 g kos të plotë grek
10 g mjaltë
15 g arra të copëtuara (400 kcal)
Darka (500-600 kcal):
Peshk i pjekur me patate dhe brokoli
150 g salmon të pjekur
150 g patate të ëmbla të pjekura
100 g brokoli të zier
1 lugë çaji vaj ulliri
Totali ditor me tepricë:
Kaloritë totale: Përafërsisht 2500-2700 kcal

Për një person 60 kg që dëshiron të arrijë një tepricë kalorie për të shtuar peshën trupore dhe që është mesatarisht aktiv, i duhen rreth 2200-2400 kcal në ditë për të ruajtur peshën e tij. Çdo vakt do të sigurojë afërsisht 300-500 kcal më shumë se vaktet kryesore, në varësi të nevojave për kalori.

Duke shtuar këto vakte shtesë, marrja ditore e kalorive do të rritet në mënyrë të sigurt për të nxitur shtimin e peshës.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik