Search
Close this search box.

Jo vetëm Mona Lisa

Muzei i Louvre-it na jep një arsye të re për ta vizituar

Muzeu i Lovre-it në Paris ka hapur dyert për ekspozitën e tij të parë dedikuar modës, të titulluar “Louvre Couture: Objekte arti, objekte mode”.

Kjo ekspozitë unike, e cila do të zgjasë deri më 21 korrik 2025, synon të krijojë një dialog të pasur mes artit klasik dhe modës bashkëkohore, duke shfaqur rreth 100 veshje dhe aksesorë nga 45 shtëpi dhe stilistë të njohur të modës.

Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë përfshijnë emra të shquar si Chanel, Dior, Givenchy, Jean Paul Gaultier, Balenciaga, Versace, Mugler dhe Schiaparelli.

Krijimet e tyre janë vendosur pranë veprave të artit që datojnë nga periudha të ndryshme historike, duke filluar nga Bizanti deri në shekullin e 19-të.

Për shembull, një fustan mëndafshi i dizenjuar nga John Galliano për Dior në vitin 2006 ekspozohet në një dhomë dedikuar Luigjit XVI dhe aksesorëve të periudhës së tij.

Ky kombinim synon të theksojë ndikimin e ndërsjellë mes artit dhe modës, si një dialog intrigues mes tyre.

Ekspozita është kuruar nga Oliver Gabet, drejtor i Departamentit të Arteve Dekorative, ndërsa skenografia e ekspozitës është realizuar nga Nathalie Crinière, e njohur për skenografitë e saj të mëparshme në ekspozita të modës.

Nathalie Crinière ka konceptuar një itinerar me disa tema kryesore kronologjike, duke përfshirë Mesjetën, Rilindjen dhe shekullin e 19-të, duke krijuar një përvojë të pasur dhe edukative për vizitorët.

Biletat për ekspozitën “Louvre Couture” kushtojnë 22 euro për të rriturit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shijojnë këtë përvojë unike për dy orë.

Kjo ekspozitë ofron një mundësi të rrallë për të parë se si moda dhe arti ndikojnë dhe pasurojnë njëri-tjetrin, duke ofruar një perspektivë të re dhe të freskët për publikun.

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn