Search
Close this search box.

Udhëtime që çdo femër duhet të provojë...të paktën një herë në jetë!

  1. Ibiza, Spanjë
    Një girls trip, plot party, plazhe dhe Aventura

    Ibiza, ishulli që nuk ndalon kurrë, ku plazhet e mrekullueshme dhe natyra e bukur bashkohen me atmosferën e party-ve të natës. Me klube ikonike si Pacha dhe Ushuaïa, dhe festa që zgjasin deri në agim, Ibiza është një parajsë për adhuruesit e muzikës elektronike dhe house.

  1. 2. Laguna Blu, Islandë
    Një udhëtim solo për të zbuluar vetveten

    Bëni një udhëtim solo dhe lëvizni nga Laguna Blu te ujëvarat spektakolare e liqenet akullnajore. Ky është udhëtimi që do t’ju ndihmojë të rigjeni shpirtin tuaj.

  1. Bernina Express, Milano – St.Moritz Udhëtim me tren Për një udhëtim që duket si një film, Bernina Express ofron pamje spektakolare. Nga Milano deri në St. Moritz, kaloni përmes Alpeve dhe liqeneve të kristaltë. Një eksperiencë që do t’ju lërë gojëhapur dhe me një ndjenjë mirënjohjeje për bukurinë e natyrës.
  1. Menorca, Spanjë
    Një udhëtim Last Minute për të eksploruar

    Një udhëtim i papritur në Menorca është gjithçka që ju nevojitet për t’u larguar nga rutina. Me plazhet mahnitëse dhe qytetet e bukura me arkitekturë historike, ky është vendi i duhur ku mund të shijoni një aventurë spontane.

  1. Meteora, Greqi Një Road Trip magjik Imagjinoni një udhëtim me makinë përmes rrugëve të Greqisë, drejt Meteores, ku shkëmbinjtë masivë ngrihen në qiell dhe manastiret e lashta shpalosin një histori të thellë. Perfekte për ata që duan aventura me një prekje shpirtërore!
  1. Provence’s Lavender Fields, Francë
    Një udhëtim relaksi

    Provence është një dhuratë për shqisat, sidomos gjatë sezonit të lavandës. Aty do të relaksoheni dhe do të gjeni paqe, në një vend të mbushur me aromat e natyrës, përballë peizazheve të vjollcë që krijojnë pamje të paharrueshme.

  1. Amalfi, Itali Një arratisje romantikeAmalfi, një arratisje romantike ku deti i kristaltë dhe fshatrat e ngritura në shkëmbinj krijojnë një atmosferë magjike. Qytetet kryesore si Amalfi, Positano dhe Ravello ofrojnë pamje mahnitëse, restorante të shkëlqyera dhe një ndjesi të veçantë të qetësisë.
  1. Napoli, Itali
    Një udhëtim për të shijuar.
    Një udhëtim për të shijuar pizzën origjinale napoletane, me brumin e saj të butë dhe përbërësit e freskët. Napoli është gjithashtu shtëpia e sfogliatella dhe shumë ëmbëlsirave të tjera tradicionale që do të bëjnë çdo moment të shijshëm.
  1. Wild Atlantic Way, Irlandë

    Një udhëtim për trashëgiminë natyrore dhe kulturore

    Prej peizazheve të gjelbërta dhe maleve, deri tek plazhet e zbrazura dhe fshatrat tradicionale, ky është një udhëtim që ju sjell më afër natyrës dhe kulturës së Irlandës.

  1. Tromsø, Norvegji

    Një udhëtim për mrekullitë natyrore

    Tromsø është qyteti ku mund të shijoni spektaklin e natyrës me Dritat e Veriut. Ky është vendi për t’u larguar nga gjithçka dhe për t’u ndier pjesë e një bukurie të natyrshme që nuk mund ta përjetoni askund tjetër.

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn