Birkin VS Kelly - diferenca midis të dyjave

Hermès është një nga shtëpitë më të njohura të modës luksoze në botë, e themeluar në vitin 1837 nga Thierry Hermès në Paris.

Fillimisht, kompania prodhonte pajisje lëkure për kalërim.

Me kalimin e viteve u zgjerua në veshje, aksesorë dhe çanta luksoze, duke ruajtur mjeshtërinë artizanale dhe cilësinë e jashtëzakonshme.

Çanta Kelly fillimisht u krijua në vitin 1935 nga Émile-Maurice Hermès dhe ishte menduar si një çantë elegante për gra. Fillimisht quhej Sac à Dépêches dhe u përdor si një çantë për dokumente ose përdorim të përditshëm.

Në vitin 1956, princesha Grace Kelly e Monakos e përdori çantën për të fshehur shtatzëninë nga paparacët. Fotoja e saj me çantën u bë virale (për kohën) dhe Hermès e riemërtoi çantën me emrin e saj – Kelly.

Çanta Birkin u krijua në vitin 1984 pas një rasti të rastësishëm.

Aktorja dhe këngëtarja britanike Jane Birkin ishte ulur pranë Jean-Louis Dumas, drejtorit kreativ të Hermès, gjatë një fluturimi nga Parisi në Londër. Gjatë bisedës, ajo u ankua se nuk gjente një çantë praktike dhe të bukur për përdorim të përditshëm. Dumas, i frymëzuar nga nevojat e saj, krijoi çantën ikonike që mori emrin Birkin.

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik