Thëniet më frymëzuese nga Papa Françesku

Të cilat do na mungojnë të gjithëve…

“Nuk ekziston dashuria me pjesë, dashuria me racione. Dashuria është e plotë dhe kur dashuron, dashuron deri në ekstreme.”

“Askush nuk mund të rritet nëse nuk e pranon vogëlsinë e tij”.

“Ne të gjithë kemi një Zot që është i aftë të qajë me ne dhe që është i aftë të ecë me ne edhe në momentet më të vështira të jetës.”

“Pushteti i vërtetë është të shërbesh.”

“Paraja duhet të shërbejë, jo të qeverisë.”

“Miqësia e vërtetë nënkupton që t’i tregojmë tjetrit të vërtetën e zemrës.”

“Të kesh besim nuk do të thotë të mos kesh vështirësi, por të kesh fuqinë e duhur për t’i përballur këto vështirësi, duke ditur se nuk jemi të vetëm.”
“Shqipëria dëshmon se bashkëjetesa fetare është e mundur.”

most read