Operacionet Plastike:Pasaportë për Vetëbesim

Si po kthehen ndërhyrjet estetike në një mundësi për të ndërtuar një identitet më të plotë dhe të sigurt.

Pyetja s’është më “A ke bërë?”, por “Ku e ke bërë?”.

  1. Rinoplastika

Pro: Ndryshon për mirë gjithë fytyrën, rrit vetëbesimin. Mjafton të shihni transformimin e Bella Hadid.

Kundër: E përhershme. Mund të humbasësh karakterin e fytyrës nëse teprohet.

  1. Blefaroplastika

Pro: Sy më të hapur, më të rinj. Nancy Pelosi është një shembull diskret.

Kundër: Rrezik për shikim të paqëndrueshëm, nëse nuk realizohet me përpikëri.

  1. Face lift

Pro: Shkrin rrudhat. Kris Jenner është shembulli i një lifting të realizuar në mënyrë perfekte.

Kundër: Efekti “maskë” nëse kirurgjia është agresive.

  1. Implantet e gjoksit

Pro: Vetëbesim, formë e dëshiruar. Dua Lipa e ka mohuar, por fansat spekulojnë për ndërhyrje elegante.

Kundër: Duhet ndërruar çdo 10-15 vite. Rrezik për kapsulim.

  1. BBL

Pro: Format natyrale me yndyrën tënde. Shihni ndryshimin tek Cardi B ose Amber Rose.

Kundër: Procedura më e rrezikshme në estetikë, sidomos në vende pa standarde të sigurta.

  1. Liposuksioni

Pro: Heq pikat problematike të yndyrës. Jennifer Lopez dhe Beyoncé kanë thënë se bëjnë trajtime trupore.

Kundër: Nëse s’ndryshon stil jetese, yndyra rikthehet në mënyrë jo të barabartë.